LAJMI I FUNDIT:

Britania jep mijëra funte për ‘tiktokerët’ e famshëm shqiptarë që do të paralajmërojnë të rinjtë të mos emigrojnë ilegalisht

Britania jep mijëra funte për ‘tiktokerët’ e famshëm shqiptarë që do të paralajmërojnë të rinjtë të mos emigrojnë ilegalisht

Qeveria e Britanisë së Madhe duket se mendon në çdo aspekt për të ndaluar emigracionin e paligjshëm.

Për të paralajmëruar personat që synojnë të marrin përsipër të kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla, duket se autoritetet britanike janë të gatshëm të paguajnë influencerët shqiptarë në TikTok.

Kjo lloj skeme është përdorur më parë në Francë e Belgjikë për disa vite, por Sekretari i Brendshëm, James Cleverly ka vendosur që ta zgjerojë këtë politikë.


Aty do të përfshihet Shqipëria, Iraku, Egjipti dhe Vietnami. Në plane është që të përfshihet edhe Turqia e India.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në listën e kandidatëve që duhet të paralajmërojnë emigrantët që të mos e marrin këtë udhëtim të rrezikshëm janë një reper, dy komedianë, një bloger lifestyle, personalitete televizioni dhe një shkrimtar udhëtimesh.

“Ata raportohet se janë zgjedhur prej aftësisë që kanë për të nxitur të rinjtë, të cilët janë grupi më i madh i emigrantëve që kalojnë kanalin”, shkruan LBC.

Sipas dokumenteve, influencerët mund të marrin pagesa deri në 5 mijë funte.

Ndërkohë buxheti për influencerët shqiptarë është vendosur në 30 mijë funte. Ndërsa në Vietnam e Egjipt ky buxhet është 15 mijë funte.

“Trafikantët e qenieve njerëzore përdorin mediat sociale për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale. Është jetike që ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar emigrantët për të vërtetat rreth kalimit të kanalit dhe ardhjes ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës i Zyrës së Punëve të Brendshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori