LAJMI I FUNDIT:

Ferrari prezanton bolidin e ri para nisjes së sezonit në Formula 1

Ferrari prezanton bolidin e ri para nisjes së sezonit në Formula 1

Ferrari është skuadra e shtatë në Formula 1 që prezantoi pamjen e veturës për sezonin e ri dhe tifozët e skuadrës italiane janë të kënaqur me të.

Tifozët janë të kënaqur me dizajnin e makinës së re të Ferrarit të quajtur SF24 dhe shpresojnë që jo vetëm të jetë “i këndshëm për syrin” në pistë, por edhe konkurrues.

“Shpresojmë të jetë sa i shpejtë aq edhe i bukur”, komentoi një fans i Ferrarit pas prezantimit të bolidit të ri.


Drejtuesit dhe fansat shpresojnë që këtë vit të përmirësojnë performancën dhe mbi të gjitha të zgjidhin problemin e madh që kishin me degradimin e gomave.

Charles Leclerc, i cili nënshkroi një zgjatje shumëvjeçare dhe Carlos Sainz, i cili do të largohet nga skuadra pas sezonit, do të jenë në timon këtë sezon, si dhe vitin e ardhshëm do të zëvendësohet nga Lewis Hamilton.

Kujtojmë se më parë pamjen e makinave të reja kanë prezantuar edhe Haas, Williams, Stake F1 (ish Alfa Romeo), Alpine, Visa Cash App RB (ish AlphaTauri) dhe Aston Martin, ndërsa do tjerat do të prezantohen nga Mercedes (14 shkurt), McLaren (14 shkurt) dhe Red Bull (15 shkurt). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori