LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte i hapur për të marrë Napolin në verë

Antonio Conte i hapur për të marrë Napolin në verë

Këmbëngulja e përsëritur e Napolit për trajnerin Antonio Conte mund të shpërblehet në fund të sezonit.

Napoli ishte i qartë kur vendosi të emëronte Walter Mazzarrin në nëntor se ai ishte thjesht një trajner i përkohshëm deri në verë, duke i dhënë kohë presidentit Aurelio De Laurentiis për të gjetur një zëvendësues adekuat pas hapit të gabuar të Rudi Garcia.


De Laurentiis u përpoq të bënte një lëvizje për Conten në fillim të këtij sezoni, por trajneri italian me përvojë e bëri të qartë se ai nuk ishte i interesuar të merrte drejtimin në mes të sezonit, duke preferuar të kishte një para-sezon për të punuar.

Sipas gazetës Tuttosport, De Laurentiis ka vazhduar të insistojë te Conte, duke mbajtur kontakte me ish- trajnerin e Juventusit dhe Italisë dhe puna e tij mund të shpërblehet për Napolin në verë.

54-vjeçari, i cili ka mbetur pa punë që nga largimi nga Tottenham Hotspur vitin e kaluar, mund të joshet gjithashtu nga projekti i ofruar, me De Laurentiis të gatshëm të investojë në tregun e transferimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Kalo në kategori