Ukrainasit, pavarësisht situatës së vështirë në front, nuk janë të gatshëm të negociojnë paqen me Rusinë sipas kushteve të saj dhe të besojnë në të ardhmen e tyre euroatlantike.
Këto janë rezultatet e një sondazhi që u prezantua në Raportin e Sigurisë së Mynihut 2024, i cili u publikua në Berlin të hënën, më 12 shkurt, sipas Ukrinform, përcjell Telegrafi.
Sipas Indeksit të Sigurisë së Mynihut 2024, për një shumicë dërrmuese të ukrainasve (92%), vetëm një tërheqje e plotë ruse nga të gjitha territoret e tyre, duke përfshirë Krimenë, do të ishin kushte të pranueshme për një armëpushim.
Vetëm 2% janë të gatshëm të mbështesin paqen me kusht që trupat ruse të mbeten në Ukrainë, ndërsa 14% do të pranonin që Rusia të kthehet në vijën e demarkacionit të 24 shkurtit 2022.
Dhe pavarësisht suksesit të kufizuar të kundërofensive të Ukrainës, 80% e qytetarëve ukrainas besojnë se vendi i tyre do ta fitojë luftën.
Ndërkohë, ukrainasit e shohin pa mëdyshje të ardhmen e tyre në Perëndim.
Shumica dërrmuese duan t’i bashkohen BE-së dhe NATO-s (84% dhe 79% respektivisht) dhe shpresojnë ta bëjnë këtë brenda pesë viteve.
Ndërsa tre të katërtat nuk janë kundër një përkeqësimi të përkohshëm të standardit të jetesës me kushtin e anëtarësimit të shpejtë në BE.
Raporti vë në dukje se pavarësisht dështimit të Rusisë për të bërë ndonjë përparim thelbësor ushtarak, Putin nuk po tregon asnjë shenjë se dëshiron të negociojë.
Përkundrazi, Rusia do të shpenzojë më shumë se 7% të GDP-së së saj, ose 29% të të gjitha shpenzimeve qeveritare, në vitin 2024 për mbrojtjen dhe po rrit masivisht prodhimin e saj industrial të mbrojtjes.
Autorët e quajnë Aleksandër Lukashenkon “bashkagresor” të Rusisë, sepse Bjellorusia, e cila është aleati i vetëm i Rusisë në Evropën Lindore, luajti një rol qendror në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Aty thuhet se lufta brutale e Rusisë ndaj Ukrainës nuk lë asnjë dyshim për planet perandorake të Putinit për Evropën Lindore.
Siç theksohet më tej, Kremlini shprehu vizionin e tij për atë që e konsideron si sferën e tij ekskluzive të ndikimit në hapësirën post-sovjetike…, duke përfshirë kërkesën që trupat e NATO-s të tërhiqen nga vendet që i ishin bashkuar Aleancës pas 1997.
Ukraina vlerësohet se është objektivi kryesor i përpjekjeve të Rusisë për të detyruar vendet post-sovjetike të kthehen në orbitën e saj duke kryer “një sërë krimesh lufte” dhe, siç disa argumentojnë, gjenocid. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale
Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?