LAJMI I FUNDIT:

Shifrat janë të frikshme: Në një skenar potencial në rast të shpërbërjes të Ukrainës, tregohet se sa njerëz do braktisnin vendin

Shifrat janë të frikshme: Në një skenar potencial në rast të shpërbërjes të Ukrainës, tregohet se sa njerëz do braktisnin vendin

Në një skenar potencial në rast të shpërbërjes të Ukrainës, 10 milionë vetë do ta braktisnin vendin, sipas disa qarqeve të sigurisë në Gjermani. Shumica e refugjatëve do të vinin në Evropë.

Rreth 10 milionë ukrainas do ta braktisnin vendin në rast të shpërbërjes potenciale të Ukrainës, shumica e refugjatëve do të vinin në Evropë. Gjermania do të ishte një destinacion kryesor.


Kjo është një prognozë e qeverisë gjermane, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, e cila i referohet si qarqeve gjermane të sigurisë, ashtu edhe disa parlamentarëve.

Por Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin dhe Policia Federale të pyetur për këtë janë përgjigjur, se nuk duan të japin prognoza për zhvillimet e migracionit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Politikani i CDU, Roderich Kiesewetter e shikon sot Evropën më shumë se kurrë më parë para përgjegjësisë që duhet të marrë për Ukrainën.

Vendet mbështetëse të Ukrainës duhet të rrisin ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën sidomos para hezitimit amerikan.

Orban i Hungarisë vjen me një ‘propozim të veçantë’ për Ukrainën
Lexo po ashtu Orban i Hungarisë vjen me një ‘propozim të veçantë’ për Ukrainën

“Nëse ne nuk e ndryshojmë strategjinë tonë të mbështetjes për Ukrainën, skenari “në rastin më të keq i një eksodi masiv nga Ukraina dhe një zgjerim i luftës drejt vendeve të tjera të NATO-s bëhet më realist. Atëherë 10 milionë refugjatë janë supozimi më i vogël”, ka thënë Kieseweter për “Welt am Sonntag.

Edhe studiuesi i migracionit, Gerald Knaus e ndan këtë qëndrim.

“Nëse Ukraina e humbet luftën, mundet që të vijnë në BE më shumë se 10 milionë refugjatë. Që tani kjo është lëvizja më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga vitet 1940-të”.

Borxhe të reja në BE për Ukrainën?

Kurse Michael Roth (SPD), kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut paralajmëron, në rast se mbështetja e deritanishme nuk do të mund të mjaftonte.

Nëse SHBA edhe më tej nuk do të jenë përkrahëse të Ukrainës, duhet që Evropa të rrisë mbështetjen.

“BE duhet në këtë rast të mendojë për marrjen e borxheve të reja, e para për të financuar në plan afatgjatë buxhetin ukrainas dhe rindërtimin, e dyta të rrisë sa më shpejt prodhimin evropian të armatimit dhe e treta të blejë prodhime luftarake, sidomos municion jo vetëm në Evropë, por edhe në tregjet botërore”.

Ndërkohë Bundeswehri do t’ia ofrojë disa kompetenca ushtarake NATO-s, sipas inspektorit të përgjithshëm të ushtrisë, Carsten Breuer, më vonë se ishte planifikuar.

“Duhet të jemi të sinqertë në të gjitha nivelet”, tha Breuer për “Welt am Sonntag”.

Shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës po përballet me "sfidën e parë serioze urgjente" në luftën kundër Rusisë
Lexo po ashtu Shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës po përballet me "sfidën e parë serioze urgjente" në luftën kundër Rusisë

Disa gjëra ushtria gjermane mund t’i ofrojë tani, të tjera “vetëm pas tre ose katër vjetësh”, citon agjencia AFP funksionarin e Bundeswehrit.

Me gjithë problemet aktuale, qeveria gjermane është e mendimit, se Ukraina i ka mjetet ushtarake dhe financiare për të ruajtur mbrojtjen dhe stabilitetin deri në fund të vitit 2024.

Por si shërbimet e inteligjencës në Gjermani edhe analistët perëndimore nuk presin më këtë vit suksese të mëdha në front. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori