LAJMI I FUNDIT:

Kurti për “Bloomberg”: Nuk e kthejmë pas dhe as nuk ndërhyjmë në vendimin e pavarur të BQK-së për dinarin

Kurti për “Bloomberg”: Nuk e kthejmë pas dhe as nuk ndërhyjmë në vendimin e pavarur të BQK-së për dinarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin sa i përket rregullores së BQK-së dhe dinarit serb.

Në një intervistë për mediumin britanik “Bloomberg”, Kurti ka thënë se i qëndron rregullores së BQK lidhur me operacionet me para të gatshme.

Ai ka ripërsëritur se nuk do të ndërhyjë në vendimin e pavarur të BQK-së, i cili ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.


Kryeministri përsëriti se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

Propaganda për dinarin, Kurti në serbisht: Paratë s’mund të kalojnë kufirin me thasë, tërhiqen përmes llogarive në euro
Lexo po ashtu Propaganda për dinarin, Kurti në serbisht: Paratë s’mund të kalojnë kufirin me thasë, tërhiqen përmes llogarive në euro

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se kjo është një periudhë tranzicioni dhe se po punojnë për informacione më të plota.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se vendimi i BQK-së është kritikuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian si ndërprerje e ndihmës në para për serbët etnikë që përdorin dinarin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori