LAJMI I FUNDIT:

Banditët e armatosur përpiqen të grabisin klientët në një lokal në Londër – hasën në rezistencë dhe u larguan duarthatë

Banditët e armatosur përpiqen të grabisin klientët në një lokal në Londër – hasën në rezistencë dhe u larguan duarthatë

Ky është momenti i tmerrshëm kur një grup banditësh të armatosur u përpoqën të futeshin në një kafene në Londër dhe të grabisnin klientët e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banda shihet duke u përpjekur të hyjë në “The Marquis Cornwallis” pranë stacionit Russell Square të premten, më 9 shkurt.


Gjatë pamjeve, një individ mund të dëgjohet duke bërtitur: ‘Ai ka një armë!’, përpara se grupi të largohet nga lokali.

Një klient besohet se është goditur në kokë nga njëri prej banditëve përpara se banda të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndonëse ata thuhet se kanë hasur në rezistencë dhe janë larguar duarthatë, pamjet kanë tronditur një numër të madh përdoruesish të rrjeteve sociale, teksa shqetësimet vazhdojnë të rriten për sigurinë e njerëzve në kryeqytetin britanik. /Telegrafi/