LAJMI I FUNDIT:

Curry me tre pikësh në sekondën e fundit, Warriors marrin fitore ndaj Suns

Curry me tre pikësh në sekondën e fundit, Warriors marrin fitore ndaj Suns

Golden State Warriors ka fituar dramën ndaj Phoenix Suns në një ndeshje spektakolare ku fituesi u vendos në sekondën e fundit.

Në duelin e zhvilluar në Chase Center të San Franciscos, Warriors triumfuan me një pikë diferencë 113:112.


Steph Curry ishte më meritori për këtë fitore pasi realizoi 30 pikë, pati nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirëu dalluan edhe Kuminga me 21 pikë si dhe Dreymond Green që shtoi 15 të pikë të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Devin Booker me 32 pikë, derisa Kevin Durant shtoi 24 të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Ndeshje spektakolare u zhvillua edhe në Madison Square Garden mes New York City dhe Indiana Pacers që i takoi mysafirëve me 14 pikë diferencë 111:125.

Myles Turner me 23 pikë dhe Haliburton me 22 pikë të tjera ishin më efikasit në fitoren e Pacers. /Telegrafi/