LAJMI I FUNDIT:

Vrau të riun pas sherrit për radhën në një market në Tiranë, dënohet me 6.8 vite burg ish-polici

Vrau të riun pas sherrit për radhën në një market në Tiranë, dënohet me 6.8 vite burg ish-polici

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithashëm në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për ish-efektivin Arbër Sula, i cili ekzekutoi me armë Jurgen Dukën pas sherrit për radhën në një market në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 10 vite burg ish-efektivin, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 6.8 vite burg. Prokuroria bëri rekurs në Apel në lidhje me këtë vendim, por gjykata vendosi këtë të enjte që të rrëzojë ankimimin e akuzës dhe të lërë në fuqi vendimin.

29-vjeçari Duka u konfliktua me autorin e vrasjes brenda një marketi në rrugën “Irafan Tomini” për radhën se kush do paguante i pari.


Autori nxori armën dhe e ka qëlloi me një plumb të riun në kraharor, ku për pasojë ai gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.

Njoftimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje’’, të parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit, i pandehuri A.S ka vrarë me armë zjarri shtetasin J.D (M).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, me vendimin nr. 2019, datë 15.09.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

-Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim.

-Nga i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik të veprës penale, të deklarojë fajtor të pandehurin për veprën penale të “Vrasjes së kryer në gjëndje të tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal dhe dënimin e tij në minimumin e kësaj dispozite.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irena Brahimi dhe anëtarë znj. Fuat Vjerdha dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Mospranimin e ankimit te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kundër vendimit nr. 2019 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të depozitimit jashtë afatit ligjor të ankimit.

-Mospranimin e ankimit të të pandehurit A. S, kundër vendimit nr. 2019 date 15.09.2023 të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të heqjes dorë nga ankimi.

-Kundër vendimit lejohet rekurs sipas ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori