Tentoi të grabisë një barnatore dhe një dyqan frutash në Ferizaj, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar me inicialet F.B është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për grabitje të mbetur në tentativë në Ferizaj.
Policia njofton se me datën 05.02.2024, në dy raste të ndara në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj në një barnatore dhe në një dyqan frutash, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kishte tentuar të kryejë grabitje të parave, mirëpo këto veprime nuk ka arritur t’i kryejë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit policorë të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) kanë rrethuar zonën dhe kanë filluar kërkimin e personit të dyshuar, për të dy rastet e grabitjes së mbetur në tentativë, ndërsa janë marrë të gjitha veprimet hetimore rreth ekzaminimit të dy vendeve të ngjarjes nga krimteknikët dhe hetuesit policorë”.
Pas hetimeve, shikimit të kamerave të sigurisë, provave të gjetura (rrobat e tij), të cilat janë përdorur dhe përputhen me ato që kishte tentuar të kryejë grabitjet, hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë, e më pas kanë arrestuar në shtëpinë e tij, të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, konkretisht në sektorin e hetimeve.
“I dyshuari F.B, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa është i dyshuar edhe për disa vjedhje tjera që janë në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron