LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i momentit te Lille, Fonseca tregon sekretin e formës së Edon Zhegrovës: Tani dua vazhdimësi nga ai

Lojtari i momentit te Lille, Fonseca tregon sekretin e formës së Edon Zhegrovës: Tani dua vazhdimësi nga ai

Edon Zhegrova është futbollisti i momentit te Lille, pasi paraqitjet e tij këtë edicion janë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi kosovar është duke shkëlqyer në të gjitha garat, ku në 29 ndeshje zyrtare ka dhënë kontribut në 16 gola, duke realizuar tetë prej tyre dhe duke asistuar te bashkëlojtarët e tij në tetë raste të tjera.


Paraqitjet e tij të shkëlqyera i kanë lënë të gjithë të kënaqur te klubi francez, sigurisht edhe trajnerin Paulo Fonseca i cili ka folur për formën që po kalon reprezentuesi kosovar.

Trajneri portugez ka thënë për faqen zyrtare të klubit se Zhegrova është rritur nga sezoni i kaluar dhe tani pret vazhdimësinë nga sulmuesi prishtinas.

“Zhegrova është pjekur, është rritur, po. Tani dua të shoh vazhdimësinë tek ai. Është e vërtetë që paraqitjet e tij janë më të qëndrueshme, por unë dua të shoh më shumë. Ai ende mund të bëjë më shumë se kaq. Mund të jetë edhe më konstant”, tha Fonseca.

Tutje Fonseca ka thënë se Zhegrova ka potencial të madh dhe se ai ka filluar të luaj mjaftë mirë edhe në mbrojtje gjë që e bën më të kompletuar si lojtar.

Paraqitje e madhe e Edon Zhegrovës ndaj Clermont: Ndër më të vlerësuarit në fushë
Lexo po ashtu Paraqitje e madhe e Edon Zhegrovës ndaj Clermont: Ndër më të vlerësuarit në fushë

“Sezonin e kaluar tashmë ka pasur një ndryshim, duke filluar të luaja për ekipin, duke filluar të mbrojë më shumë. I takon atij të shkojë edhe më tej për të realizuar potencialin e tij të plotë dhe për t’u bërë një lojtar edhe më vendimtar dhe konsistent sesa ka qenë tashmë që nga fillimi i sezonit”, ka thënë ndër të tjera trajneri portugez.

Forma fantastike e Zhegrovës që po kalon te Lille sigurisht që i gëzon të gjithë te Kosova para ndeshjeve miqësore të muajit mars.

24-vjeçari pritet të jetë në listë për dy sfidat miqësore që Dardanët do t’i zhvillojnë ndaj Armenisë dhe Hungarisë më 22 dhe 26 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori