LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me italianin e harruar që posedon aftësi që e turpërojnë edhe Neymarin

Njihuni me italianin e harruar që posedon aftësi që e turpërojnë edhe Neymarin

Davide Moscardelli është një ish-sulmues italian i cili mburret me mjekrën më të madhe në futboll dhe cilësitë që kishte në futboll mund ta vënë në siklet edhe lojtar si Neymar.

Reprezentuesi i lindur në Belgjikë nuk luajti kurrë në lartësitë që sugjerojnë që ai mund të kishte luajtur. Ai ndërtoi një karrierë 23-vjeçare, ku luajti 91 herë në Serie A, në ndeshjet me Chievo Verona dhe Bologna të përjashtuara tani – edhe pse ai shënoi vetëm 12 herë në ligën e parë të Italisë.


Moscardelli lulëzoi në Serie B gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij, duke u shfaqur më së shumti për klubin e tij të parë në nivelin e dytë të Italisë, Triestina. Sulmuesi filloi karrierën me Maccarese në nivelin e shtatë të futbollit italian – duke luajtur për nëntë klube në 15 vjet.

Davide Moscardelli

43-vjeçari u tërhoq në vitin 2020 në skuadrën e Serie B, Piza – përpara se të merrte një rol menaxhues në klub. Edhe pse kryesisht një i panjohur jashtë Italisë, Moscardelli ka hyrë në arkivat e futbollit si një nga lojtarët më të njohur për shkak të mjekrës së madhe që mbante në klubin e tij të fundit.

Mjekra e tij e lavdishme është 11 vjet në përgatitje pasi ai ndaloi së hequri mjekrrën më 2 shkurt 2013. Moscardelli kishte premtuar më parë se do të priste mjekrën në dy raste, së pari nëse Bolonga kualifikohej në Ligën e Evropës, ose nëse Leece fitonte promovimin në Serie B, por asnjëra nuk u realizua dhe për fat i mbeti mjekra.

Talenti i Moscardellit është gjithashtu i piketuar edhe në YouTube, dhe ato padyshim ia vlen t’i shikoni – me një video të titulluar Davide Moscardelli Is Too Good For Ballon d’Or u bë virale në 2019 dhe grumbulloi mbi pesë milionë shikime në më pak se dy javë.

Sulmuesi posedonte një ekuilibër dhe kontroll të jashtëzakonshëm për një lojtar të përmasave të tij, si dhe një nga këmbët më të shpejta të parë, me lëvizjet e tij dalluese të aftësisë së tij me rrokullisje linte mbrojtësit të shtangur.

I mbiquajtur ‘Battigol’ për ngjashmëritë e tij me Gabriel Batistuta ndërsa luante në Serie B, Moscardelli ishte gjithashtu i famshëm duke shënuar disa gola akrobatikë që të lënë pa frymë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori