LAJMI I FUNDIT:

Rrihet një person në Prishtinë nga katër të tjerë, rasti po hetohet

Rrihet një person në Prishtinë nga katër të tjerë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se katër persona të panjohur pasi e kanë ndaluar e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë marrë telefonin.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 03.02.2024 në rrugën “Hamzë Jashari”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

“Viktima mashkull kosovar me 05.02.2024 ka raportuar se katër persona të panjohur pasi e kanë ndaluar e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë marrë telefonin. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/