LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e komunave paralele dhe rregullorja e BQK-së, BE reagon sërish: Nuk i kontribuojnë de-eskalimit të situatës

Mbyllja e komunave paralele dhe rregullorja e BQK-së, BE reagon sërish: Nuk i kontribuojnë de-eskalimit të situatës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Gjatë një konference, Stano u shpreh se gjatë javës së kaluar kemi parë të paktën dy shembuj të aksioneve që kanë ngritur shqetësimet e BE-së. Njëri ishte rregullorja e BQK-së dhe tjetri ishte operacioni i policisë ndaj disa entiteteve të kontrolluara nga Serbia në veriun e Kosovës.


“Këto veprime nuk i kontribuojnë de-eskalimit të situatës. Ato nuk janë të koordinuar, janë të njëanshme dhe janë ndërmarr pa një nivel të nevojshëm të konsultimeve paraprake me qëllim që të parandalojnë ndikimin negativ që mund të kenë mbi njerëzit në terren”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së u shpreh se BE-ja ka reaguar ndaj të dyja veprimeve që janë ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës, derisa theksoi se hapat e njëanshëm mund të çojnë drejt përshkallëzimi i situatës.

Stano kërkoi që të palët të kthehen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja.

Pas ShBA-së, vjen reagimi edhe nga BE-ja: Të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet
Lexo po ashtu Pas ShBA-së, vjen reagimi edhe nga BE-ja: Të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet

“Pra natyrisht se është shqetësuese të shihet se sekuencimi i hapave të njëanshëm mund të çojë drejt diçkaje që ne nuk duam ta shohim e kjo është përshkallëzimi i situatës në terren sepse një gjë është e qartë: nuk i kontribuon qetësimit të situatës dhe t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë se jeta e tyre po përmirësohet. Pra krejt e kundërta. Prandaj kjo është e rëndësishme që të kthehemi tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe të angazhohen shumë seriozisht”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së shtoi se emisari Lajçak po punon me partnerët edhe në rajon edhe në BE që t’iu mundësojë të dyja palëve që të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive dhe t’i kthehen tavolinës së negociatave dhe të diskutojnë çështjet që janë vërtetë të rëndësishme pa bërë hapa të njëanshëm.

Stano shtoi se nuk është i gatshëm të japë një datë se kur pritet të ketë takim të nivelit të lartë në mes kryeministri Albin Kurti e presidentit Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Kalo në kategori