LAJMI I FUNDIT:

Nuk është më misterioze – Blero sjell një tjetër fotografi përkrah të dashurës së re

Nuk është më misterioze – Blero sjell një tjetër fotografi përkrah të dashurës së re
Foto: Screenshot/Instagram

Blero Muharremi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pasi pas finales së Big Brother VIP Kosova 2 u tha se pati një sherr me sigurimin.


Artisti shqiptar u përfol se në mbrëmjen pas spektaklit u përfshi në një sherr me sigurimin, shkaku i të dashurës, gjë që e mohoi.

View this post on Instagram

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)

Megjithatë, ata duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe se janë mjaft të lumtur.

I njëjti ka ndarë një fotografi në Instagram përkrah të dashurës duke darkuar në një nga restorantet në Prishtinë.

Pas sherrit me sigurimin në finalen e Big Brother VIP Kosova 2, flet Blero
Lexo po ashtu Pas sherrit me sigurimin në finalen e Big Brother VIP Kosova 2, flet Blero

“Grua e lumtur, jetë e lumtur”, kanë qenë fjalët e 45 vjeçarit.

E dashura e re Bleros (Foto: Telegrafi)

Për të dashurën e re, këngëtari ka folur gjatë tërë kohës sa ishte brenda Big Brother.

Ndonëse nuk ka zbuluar edhe aq shumë, dihet se partnerja e Bleros jeton jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

E dashura e re Bleros (Foto: Telegrafi)