Vetëm dy për qind e popullsisë së botës e kanë këtë ngjyrë të syve: Janë jashtëzakonisht të rrallë, por jo edhe më të rrallët
A i kushtoni vëmendje ngjyrave të syve në mjedisin tuaj? A e dini se vetëm dy për qind e popullsisë së botës ka sy të gjelbër?
Rreth 16 për qind e tyre janë me origjinë gjermanike dhe kelte, më saktë 86 për qind e banorëve të Irlandës dhe Skocisë kanë sy të gjelbër. Përveç origjinës, personat me këtë ngjyrë të syve dallohen edhe nga karakteristika të tjera.
Hulumtimi, në të cilin morën pjesë 58 gra shtatzëna, tregoi se zonjat me sy të shndritshëm ishin më tolerante ndaj dhimbjes në krahasim me të tjerat dhe se gratë me sy blu dhe sy të gjelbër kishin më pak shqetësime gjatë lindjes.
Gjithashtu, ato vuajnë më pak nga depresioni pas lindjes, në krahasim me nënat me sy të zinj, transmeton Telegrafi.
Ndonëse vetëm disa mund të mburren me sy të gjelbër, ka edhe më pak me sy gri, vetëm një për qind e popullsisë së botës. Por nuancat e grisë mund të ndryshojnë nga jeshile në blu të tymosur në kafe lajthi, e cila shpesh varet nga mjedisi, veçanërisht nga sasia e dritës.
Njerëzit me këtë ngjyrë sysh gjenden më shpesh në Evropën Veriore dhe Lindore. Nga ana tjetër, ngjyra më e zakonshme e syve në botë është ende kafe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë