Intervistë e Faik Konicës në gazetën rumune “Universul”, XXVII, nr. 8, 10 janar 1914
Përktheu: Aurel Plasari
– Cila është situata e brendshme politike në Shqipëri, a ekzistojnë atje parti politike dhe cilat janë programet dhe pikëpamjet e tyre? A varen programet e tyre politike nga besimet fetare?
– Në Shqipëri ka dy parti të mëdha, të cilat nuk janë ende të organizuara përfundimisht: partia nacionaliste me nuancë liberale dhe partia reaksionare konservatore, turke për nga fryma. Klasa e kultivuar në përgjithësi dhe shqiptarët e Rumanisë dhe të Amerikës bëjnë pjesë në të parën, muslimanët dhe grekomanët me shkolla të kryera në Stamboll përbëjnë të dytën. Besimet fetare nuk hyjnë në formimin e këtyre dy partive.
Nacionalistët kërkonin në kohën e regjimit turk autonominë administrative dhe përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa unë me grupin tim deri edhe ndarjen nga Turqia. Partia reaksionare donte, përkundrazi, statu-quo dhe ruajtjen e bashkimit me Turqinë. Mbas luftës [ballkanike, – A.P.] nacionalistët e përshtatën programin duke kërkuar një shtet të ri, me konceptime të reja, i cili të shkëputej nga traditat orientale: një shtet nacional për nga fryma dhe oksidental për nga metoda. Me njerëz të rinj për këto situata të reja. Partia reaksionare kërkon vijimësinë e sistemit dhe frymës së administratës turke me gjendjen e vjetër të punëve. Nacionalistët dëshirojnë të kombëtarizojnë edhe kultin.
Të dy udhëheqësit e Shqipërisë aktuale, sa Esad Pasha aq edhe Ismail Bej Qemali, bëjnë pjesë në partinë reaksionare, duke përdorur dhe duke imponuar gjuhën turke në administratë në vend të gjuhës kombëtare, çfarë është skandaloze.
– Të dyja këto parti politike a janë dakord për emërimin e një princi të huaj? A është princi Wied i pranueshëm nga këto parti?
– Reaksionarët, përshtat parimeve dhe pikëpamjeve të tyre, dëshirojnë një princ musliman, ndërkohë që nacionalistët, duke qenë se nuk ekziston ndonjë dinasti kombëtare, kërkojnë princ të huaj. Populli, siç është i lodhur nga kaq trazirë, duke dashur të shpëtojë nga luftërat e brendshme dhe duke marrë vesh që princi Wied është i pëlqyeri i Fuqive të Mëdha, e ka pranuar në heshtje.
– Si mund të shpjegohet komploti më i fundit turk në Shqipëri?
– Shumë thjesht: klasat drejtuese, të varfëruara mbas lufte dhe duke pasur nevojë për para, morën para dhe bënë komplotin në interes të atij që ka paguar dhe që do të paguajë edhe më.
– Ç’opinion keni zotëria juaj për këto dy personalitete “en vogue” [fr. në modë, – A.P.] tani në Shqipëri: Esad Pashën dhe Ismail Bej Qemalin?
– Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset. Esad Pasha është një “condotier” mesjetar, që as nuk di metodat as nuk ka skrupujt e një shtetari modern. Është nga shkolla e Abdul Hamidit, prej së cilës ka ruajtur një suvënir të gjallë. Mirëpo, është energjik dhe, po të drejtohej mirë, mund të përdorej me dobi për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Nga natyrat e tyre do të kuptoni edhe aktet e tyre.
– Ç’parashikoni zotëria juaj për shtetin e ri shqiptar?
– Shqipëria, që del nga një krizë e tmerrshme (katër vite kryengritjesh dhe një vit pushtimi, pra pesë vite trazirash) dhe që ka qenë sunduar për katër shekuj nga brutaliteti dhe keqqeverisja e regjimit turk, ndodhet – afërmendsh – si një i sëmurë që nuk është lehtë të ngrihet në këmbë, punë që do të dojë disa kohë, porse jam absolutisht i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?
Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba
Zbulimi i artit më të vjetër në botë
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
Koha kur fshati Drenovë menaxhohej më mirë se Shqipëria e Kosova sot: Ta duash vendin tënd (Video)
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë