LAJMI I FUNDIT:

Trepça mposht Bashkimin dhe merr fitoren e 13-të radhazi në Prince Caffe Superligë

Trepça mposht Bashkimin dhe merr fitoren e 13-të radhazi në Prince Caffe Superligë

Trepça ka shënuar fitoren e 13-të radhazi në Prince Caffe Superligë, ku kësaj radhe mundi Bashkimin me rezultat 68:78 (11:24, 18:20, 24:18, 15:16).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës të 20-të të Prince Caffe Superligës.


Mitrovicasit e fillojnë fuqishëm ndeshjen, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 5:17, kurse çerekun e parë e fituan 11:24. ‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë deri në 17 pikë, 27:44, derisa pjesa e parë përfundoi 29:44.

Prizrenasit në pjesën e dytë filluan të këndellen dhe të rikthehen, duke afruar shifrat në 64:65, sidoqoftë, mysafirët u shkëputën edhe një herë dhe fituan me dhjetë pikë dallim, 68:78.

Te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 15 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te Trepca u dalluan Drilon Hajrizi me 16 pikë e shtatë kërcime, Mikaile Tmusic me 14 pikë, Darnell Edge me 15 pikë dhe Kevin Davis me 16.

Bashkimi është në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje, derisa Trepça në vendin e parë me 18 fitore e dy humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori