LAJMI I FUNDIT:

Presidenti polak befason me përgjigjen, tregon cilin territor dyshon se mund ta rikthejë Ukraina

Presidenti polak befason me përgjigjen, tregon cilin territor dyshon se mund ta rikthejë Ukraina

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se nuk ishte i sigurt nëse Ukraina do të ishte në gjendje të rimarrë kontrollin e Krimesë së pushtuar nga Rusia, por besonte se një gjë të tillë mund ta bënte me Donetskun dhe Luhanskun.

Varshava ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022 dhe argumenton se Ukraina duhet të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit.

Rusia dëshiron zonë të çmilitarizuar në Ukrainë, SHBA-ja tregon kushtin e vetëm që duhet të plotësojë Putini
Lexo po ashtu Rusia dëshiron zonë të çmilitarizuar në Ukrainë, SHBA-ja tregon kushtin e vetëm që duhet të plotësojë Putini

Duda e përsëriti këtë qëndrim gjatë një interviste mbrëmjen e së premtes.


Megjithatë, kur u pyet nëse beson se Ukraina do të jetë me të vërtetë në gjendje të rimarrë Krimenë, ai tha se “është e vështirë për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nuk e di nëse (Ukraina) do ta rifitojë Krimenë, por besoj se ata do të rimarrin Donetskun dhe Luhanskun”.

Ai tha se gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi në vitin 2014, tetë vjet përpara se të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë, “është një vend i veçantë edhe për arsye historike. Sepse në fakt, nëse shikojmë historikisht, ai ishte në duart e Rusisë në të shumtën e kohës”.

Ndryshe, Ukraina është zotuar të rimarrë çdo centimetër të territorit të saj, përfshirë Krimenë, në një luftë me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori