LAJMI I FUNDIT:

Nora Gjakova humb garën për të bronztën, renditet e pesta

Nora Gjakova humb garën për të bronztën, renditet e pesta

Nora Gjakova nuk ia ka dalur që të sigurojë medaljen e bronztë, pas humbjes që pësoi përballë xhudistes Jessica Klimkait.

Përkundër faktit se Gjakova zhvilloi një luft mjaft të fortë ndaj Klimkait, megjithatë ajo mbeti pa medalje.

Nora u mposht nga kanadezja Klimkait, duke u renditur kështu e pesta në kategorinë deri 57 kg. Vlen të theksohet se përballë Norës ishte një kundërshtare mjaft e vështirë e cila renditet e dyta në ranglistën botërore, dhe e cila fitoi medaljen e bronztë.


Ndonëse lufta mes dy xhudisteve ishte shumë e barabartë, në fund Klimkait arriti që me uazari të sigurojë fitoren.

Nora gjatë ditës së sotme kishte realizuar paraprakisht tri fitore dhe një humbje. Ajo e nisi me fitore ndaj xhudistes braziliana Jessica Lima për të vazhduar pastaj me ritëm të njëjtë ndaj bullgares Ivelina Ilieva.

Në fazën çerekfinale Nora u mposht nga francezja Sarah Leonie Cysique ndërsa fitoi ndaj italianes Veronica Toniolo me repesazh.

Vlen të theksohet se në kategorinë deri 57 kg ka garuar edhe xhudistja Flaka Loxha, e cila është ndalur në luftën e dytë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori