LAJMI I FUNDIT:

Gjilanasit i vidhet vetura para shtëpisë, rasti po hetohet

Gjilanasit i vidhet vetura para shtëpisë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur ia kanë marr veturën të cilën e ka pasur të parkuar para shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, në Gjilan.


Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë marr veturën e tij të cilën e ka pasur të parkuar para shtëpisë së tij. Rasti nën procedure hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/