LAJMI I FUNDIT:

Musliu për luftën hibride: Serbia ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë për ta sulmuar Kosovën

Musliu për luftën hibride: Serbia ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë për ta sulmuar Kosovën

Ekspert i sigurisë, Agim Musliu, thotë se Serbia ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë çdo ditë për të sulmuar Kosovën në të gjitha dimensionet e jetës. Ai tregon se Serbia po armatoset me armë ofensive nga Rusia, Kina dhe Irani, me ndihmën e agjentëve të FSB-së.

Musliu thotë se lufta hibride fillon nga diçka e përditshme dhe sociale dhe përfundon në diçka jo aq të përditshme, siç është një intervenim ushtarak.

“Lufta hibride i përshinë të gjitha dimensionet e jetës. Që nga kultura, socialja, ekonomi e të tjera. Dhe përfundon një sulm terrorist, siç e pamë në Banjskë, me intervenim ushtarak. Mund të ballafaqohemi shume lehtë me këtë lloj të luftës hibride, e cila është shumë e egër ndaj nesh, ne nuk kemi bash shumë kapacitet të zhvilluara”.


“Çdo institucion duhet ti kenë në nivel goxha të lartë, sepse jemi të cenueshëm. Serbia ka shumë janë diku rreth 30 mijë njerëz që punojnë për çdo ditë në këtë aspekt dhe paguhen nga shteti për të sulmuar Kosovën në çdo aspekt. Edhe efekti arrihet, deshe s’deshe, arrihet. E jona është të rritet kapacitetet dhe të insistojmë në të vërtetën ta plasojmë të vërtetën”, ka treguar Musliu.

​Perëndimi po e toleron, Musliu: Serbia mund të përdorë serbët lokalë, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi si i Banjskës  
Lexo po ashtu ​Perëndimi po e toleron, Musliu: Serbia mund të përdorë serbët lokalë, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi si i Banjskës  

Sipas Musliut, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron t’ia kthejë borxhin NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bombardimet ’99-ës.

Musliu ka theksuar se Vuçiqi dëshiron ta vazhdojë misionin që ka lënë në gjysmë kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq.

“Ata [udhëheqësit serbë] nuk e kanë kritikuar asnjëherë Milosheviqin që ka qenë kasap, apo i keq, por që nuk e ka përmbushë misionin. Ky  [Vuçiqi] dëshiron ta vazhdojë atë mision dhe do t’i hakmerret NATO-s dhe ShBA-ve për bombardimet që u ka pësuar në Serbi. Në atë moment të bashkëpunimit me Putinin, ai edhe armatoset dhe i zhvillon taktikat, jo vetëm për rajon, por edhe gjetiu, ku informohet nga Vulini dhe agjentë tjerë të FSB-së. Në Republikën Srpska e kemi një trimërim të Dokut, që kërcënon edhe zyrtarët dhe ambasadorë të tjerë. Kjo vjen nga një përkrahje e Putinit, të cilat janë të kota. Historikisht Rusia nuk i ka ndihmuar Serbisë dhe askujt”, ka thënë Musliu në “FIVE” të Dukagjinit.

Vuçiqi paralajmëron prezantimin e një sistemi antidron të blerë nga Rusia
Lexo po ashtu Vuçiqi paralajmëron prezantimin e një sistemi antidron të blerë nga Rusia

Sipas Musliut, Serbia është duke u armatosur në mënyrë të shpejtë me armatim ofensivë.

“Serbia po armatoset me hapa të shpejtë. Me armatim ofensivë. Me aeroplanë nga Rusia, me raketa nga Kina dhe me armatime të tjerë si: helikopterë dhe armatime të tjera që i prodhon vetë. Hiç më larg se dje agjenti i FSB-së i Putinit kishe një vizitë në ushtrinë serbe, ku nuk e la pa përmendur edhe sistemet e raketave AA1 që i blenë nga Kina… dhe disa mjete tjetra nga Rusia dhe po ashtu një mijë dronë vetëvrasës, që i kanë porositura nga Irani…”, ka shtuar Musliu. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori