Qeveria e Kosovës është krenare të shpallë mbylljen e ankandit të saj të parë solar më 31 janar, duke ofruar një mundësi unike për investitorët që të shfrytëzojnë burimet e konsiderueshme të energjisë së ripërtëritshme të vendit.
Përmes një njoftimi për media u tha se Kosova ka pranuar 6 oferta, dhe mund të pranojë edhe të tjera përmes postës deri më 3 shkurt, kur edhe do të bëhen publike emrat e kompanive që kanë dorëzuar ofertë.
“Procesi i ankandit ka qenë i hapur dhe transparent, duke siguruar kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit. Investitorët e interesuar kanë dorëzuar ofertat e tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë do t’i vlerësojë në mënyrë të drejtë dhe profesionale në javët në vijim.
Komisioni vlerësues, i udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë dhe i përfaqësuar nga institucionet kryesore, përfshirë MAPHI-në, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe KOSTT-in, do të vlerësojë ofertat kundrejt kërkesave minimale financiare, profesionale dhe teknike, siç janë përcaktuar në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftim.
Ofertuesit e kualifikuar do të kalojnë më pas në procesin e ofertimit elektronik ose “e-ankandit”, kur ata do të kenë mundësinë të ulin çmimin e tyre fillestar. Ofertuesi që ka dorëzuar ofertën me çmimin më të ulët në përmbyllje të “e-ankandit” do të shpallet fitues.
“Ky ankand i parë solar po tërheq investime të huaja dhe shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje me energji të qëndrueshme dhe të pastër.
Përveç ndikimit në sektorin e energjisë, ky projekt solar do të sjellë përfitime të shumta. Komunitetet lokale do të përfitojnë nga mundësia e vendeve të reja të punës, zhvillimi i shkathtësive dhe transferimi i teknologjisë.
Ankandi solar 100 MWh demonstron përkushtimin e Qeverisë karshi procedurave konkurruese dhe transparente për një tranzicion energjetik të orientuar drejt konsumatorit në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.
Për më tepër, një furnizim me energji elektrike më stabile dhe me kosto të ulët do të mbështesë të gjitha familjet dhe bizneset në Kosovë dhe do të ulë varësinë sezonale nga importi i energjisë.
Ky parashihet të jetë ankandi i parë prej shumë ankandeve solare dhe të erës në të ardhmen. Kosova fton investitorët dhe zhvilluesit që t’i bashkohen në shfrytëzimin e potencialit të vendit për energji të ripërtëritshme dhe të kontribuojnë për një të ardhme të qëndrueshme.
Për më shumë informata mbi procesin e ankandit solar dhe për të marrë pjesë në ankandet e ardhshme të energjisë së ripërtëritshme, ju lutemi vizitoni: reskosovo.rks-gov.net /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje