LAJMI I FUNDIT:

Danimarka pritet t’i bashkohet forcave amerikane dhe britanike në Detin e Kuq

Danimarka pritet t’i bashkohet forcave amerikane dhe britanike në Detin e Kuq

Danimarka ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një anije luftarake e cila pritet t’i bashkangjitet forcave amerikane dhe britanike në Detin e Kuq.

Ky veprim nga Danimarka vjen pasi anijet ndërkombëtare po përballen me ngacmime dhe sulme të rregullta nga grupi rebel Houthi.

Houthi-t e mbështetur nga Irani, me bazë në Jemen, kanë deklaruar se kanë në shënjestër çdo anije që ata besojnë se lidhet, operohet, është nën pronësi, ose lundron drejt Izraelit, raporton skynews, përcjell Telegrafi.


Për këtë arsye, SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë bashkuar në një grup të vetëm detar ndërkombëtar për të luftuar sulmet rebele në atë zonë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se “dikush duhet të luftojë për tregtinë e lirë botërore, dhe ne kemi marrë përgjegjësi për të ndihmuar që kjo të ndodhë”.

Parlamenti danez pritet të miratojë rezolutën për dërgimin e anijes luftarake në Detin e Kuq më 6 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori