LAJMI I FUNDIT:

Erdogan reagoi për sulmin në kishën e Stambollit

Erdogan reagoi për sulmin në kishën e Stambollit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar për sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm në një kishë në Stamboll dhe ka zhvilluar një bisedë me guvernatorin e qarkut Sariyer, Omer Kalayli.

Ndër të tjera, sipas fjalëve të përcjella nga shefi i Zyrës së Komunikimit të Presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun, ai iu shprehu ngushëllimet të gjithë komunitetin dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.


Udhëheqësi turk po ashtu ka theksuar se po ndërmerren hapat e duhur për kapjen sa më të shpejtë të autorëve.

Një i vdekur nga një sulm në një kishë në Stamboll - detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Një i vdekur nga një sulm në një kishë në Stamboll - detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

“Fatkeqësisht, vrasës të tillë shfaqen kudo. Këta vrasës bëjnë që të pafajshëm të paguajnë çmimin. Policia jonë aktualisht është e mobilizuar me të gjitha burimet e saj. Besoj se autorët do të kapen brenda një kohe të shkurtër. Do t’i gjejmë brenda 24 orëve”, tha presidenti turk.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya gjithashtu foli për sulmin në qytetin metropolitan, Stamboll.

“Rreth orës 11:40 në zonën e Kishës së Santa Maria, dy persona sulmuan besimtarët në kishë. Ata ishin të maskuar. Një person, vdiq fatkeqësisht. Për këtë çështje është nisur një hetim i fuqishëm. Ne dënojmë ashpër këtë sulm të poshtër. Kërkimi për sulmuesit është në vazhdim”, përfundoi ministri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori