Kërcënimi për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore po bëhet i dukshëm në vetëdijen publike.
Javën e kaluar, sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps paralajmëroi se bota mund të vërshohet nga luftërat që do të përfshinin Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin në pesë vjetët e ardhshme dhe potencoi se po shkojmë “nga një botë e pasluftës në atë të paraluftës”, transmeton Telegrafi.
Kreu i ushtrisë Britanike tha se qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të bëhen gati për “trajnim” për një luftë të mundshme me Rusinë.
Komentet e gjeneralit Sir Patrick Sanders nxitën ankth rreth rekrutimit – diçka që ish-komandanti i lartë britanik i NATO-s, gjenerali Sir Richard Sherriff deklaroi se ishte koha për ta marrë këtë në konsideratë.
“Lufta në Ukrainë ishte një pikë presioni, ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim si paraardhësit tanë që përfunduan në… luftëra të kobshme, siç ishte Lufta e Parë Botërore në 1914”.
Ndërkohë në Lindjen e Mesme, forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA-së kanë nisur sulme ajrore në Jemen në përgjigje të sulmeve të Houthi-ve të mbështetur nga Irani ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Por, a po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore, çfarë thonë ekspertët?
“Rreziku bërthamor duhet merret seriozisht”
David Wearing, lektor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Univeristetin e Sussex, pohon se situata tani është shumë më e rrezikshme se sa në vitin 1914 dhe 1939, pasi sipas tij fuqitë e mëdha janë të pajisura të gjitha me armë bërthamore.
“Rreziku kështu nuk është se njëra palë merr vendimin e paramenduar për ta ndezur apokalipsin, por përkundrazi mund të ndodhë që një konflikt apo zonë tensioni të përshkallëzohet në një pikë të caktuar, kështu kur njëra palë të bëjë një lëvizje që një palë tjetër e keqinterpreton, mund të ndodhë një shkëmbim bërthamor, pavarësisht nga fakti se askush nuk po e kërkonte një të tillë”, thotë eksperti.
“Ne duhet ta marrim këtë rrezik shumë seriozisht, veçanërisht në lidhje me Ukrainën dhe Tajvanin”.
Sipas Wearing, lufta rajonale në Lindjen e Mesme me epiqendrën në Gaza, nuk ka gjasa të përshkallëzohet në një Luftë Botërore. Ai thotë se aktualisht nuk është një pikë zjarri midis fuqive të mëdha botërore.
“Perëndimi duhet të veprojë për të shmangur Luftën e Tretë Botërore”
Dominic Waghorn, redaktor i çështjeve ndërkombëtare i Sky News, pohon se tani bota është më afër Luftës së Tretë Botërore, por që do të mund të shmangej.
“Fakti është se konflikti me Rusinë është plotësisht i shmangshëm nëse Putini mund të bindet se nuk ka asnjë hapësirë për të vazhduar aventurën e tij të çmendur në Ukrainë”, potencon ai.
“Ukraina është në telashe në këtë luftë dhe ndihma e mëtejshme perëndimore po pengohet si në Evropë ashtu edhe në Amerikë”.
“Ajo që i nevojitet Kievit nuk janë debate hipotetike rreth rekrutimit, por predha dhe armë më të avancuara – dhe deri më tani Perëndimi po dështon të marrë masa.
“Perëndimi nuk ndaloi Putinin të ndërhynte në Gjeorgji në vitin 2008, kështu që e bëri në Krime në vitin 2014 dhe në Siri në vitin 2015. Nëse nuk pengohet në Ukrainë, ai pothuajse me siguri do të provojë fatin e tij kundër vendeve anëtare të NATO-s në Baltik”, shtoi tutje ai.
“Jemi në një epokë të paraluftës”
Simon Diggins, analist ushtarak thotë se luftërat mund të fillojnë nga llogaritjet e e gabuara, nga mendjemadhësia ose keqkuptimet, si dhe nga projektimi i qëllimshëm.
“Në një kuptim, ne jemi gjithmonë në një botë ‘para luftës’, pohon eksperti.
“Megjithatë, muajt e fundit kemi parë kërcënime të mëdha dhe ndjenjën se tensionet e pashmangshme të një bote komplekse mund të zgjidhen vetëm me luftë”.
“Asgjë nuk është e pashmangshme, por pushtimi i Ukrainës në veçanti ka treguar se Rusia e sheh luftën si një instrument politikash, si një mjet për të ndryshuar rendin botëror në favor të saj dhe jo thjesht si një mjet mbrojtjeje.
Një tjetër faktor gjithashtu sipas tij është edhe problemi tek Kina që po ashtu kërkon ribashkimin me Tajvanin dhe çështjet e Iranit.
“Ideja kundër përdorimit të forcës – i cili ishte baza për rendin botëror të pas Luftës së Dytë Botërore,– ka humbur”, thotë ai.
Diggins gjithashtu pohon se Rusia tani po shpenzon më shumë për ushtrinë se shumë prej fuqive të tjera botërore. Sipas tij, do të ketë armëpushim në Ukrainë me gjasa për këtë vit, por definitivisht po vitin tjetër.
“Atëherë do të përballemi me një ushtri të re ruse, që do të përdoret për dëshirat e Putinit – dhe ai ka listë të gjatë të ‘rirregullimeve’ për të korrigjuar atë që ai e sheh si katastrofë pas rënies së Bashkimit Sovjetik”.
“Ne jemi definitivisht në një epokë të paraluftës”, potencoi eksperti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kryeson me 87 për qind të votave
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg
Presidenti i Kolumbisë kundër dëbimeve të emigrantëve: SHBA-ja nuk mund t’i trajtojë kolumbianët si kriminelë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite