Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, të shtunën bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Të respektojmë që të mos përsëritet ma”, shkruan në mesazhin që ajo ka lënë te varri i Blerina Jasharit.
Pasi bëri homazhe, Klara Sanduloviq tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.
“Vitin e kaluar ai erdhi në këtë vend dhe shprehi ngushëllimet e tij për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës. Ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundimin se ky ishte krim e kjo ishte gjuhë e urrejtjes, kështu që vendosa të bëhesha njëjtë kriminel si babai im”.
“Vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shprehi brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, deklaroi vajza e politikanit Sanduloviq.
Bashkë me Klara Sanduloviqin ishte edhe nënkryetari i Partisë Republikane në Serbi, Mihajlo Todiq, i cili ka përsëritur kërkimfaljen e Sanduloviqit duke thënë se Ballkani Perëndimor meriton paqe dhe se popujt në të duhet të pajtohen e të kthehen kah e ardhmja.
“Ndjej keqardhje të thellë për secilën viktimë të pafajshme të cilitdo populli, besimi apo orientimi politik dhe lutemi që me kërkimfaljen tonë të gjithë të jenë më të mëdhenj sesa kryerësit e së keqes që na ka poshtëruar. Jemi të vetëdijshëm që me akuzat e ndërsjella, me manipulimin e së vërtetës historike, me interpretimin e ngjarjeve të luftës për qëllime ditore politike, me ofendime dhe me poshtërime shkaku i përkatësisë kombëtare apo fetare, bëhemi të burgosur të së shkuarës dhe humbës të së tanishme”.
“Detyrë jona është që pa mendime hakmarrëse dhe ndjenjë të urrejtjes të ruajmë kujtimin për viktimat tona të pafajshme, të shërojmë shpirtrat e lënduar, të ndërtojmë besimin dhe mirëkuptimin mes individëve dhe popujve. Ballkani Perëndimor meriton paqe. Popujt e Ballkanit Perëndimor duhet të pajtohen, t’ia falin njëri-tjetrit dhe të kthehen kah e ardhmja. Sinqerisht pres që ky gjest yni, me qëllim të faljes dhe pajtimit si dhe vlerësimit të ndërsjellë, do të prekë edhe liderë të tjerë politikë në rajon, se edhe ata do të gjejnë guximin që në mënyrë të përshtatshme t’u kushtojnë nderime viktimave të popujve të tjerë”, ka thënë Todiq.
Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.
Ai pastaj është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi, por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të cilin e torturuan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A