LAJMI I FUNDIT:

Rashford nuk merr pjesë në seancën stërvitore të Man United, argëtohet në një klub nate

Rashford nuk merr pjesë në seancën stërvitore të Man United, argëtohet në një klub nate

Manchester United ka lajmëruar se Marcus Rashford nuk është stërvitur në mëngjesin e ditës së sotme (e premte) pasi është parë në një klub të natës në Belfast.

“Djajtë e Kuq” janë duke kryer përgatitjet për duelin ndaj Newport Countyt mbrëmjen e së dielës në kuadër të rrethit të katërt të FA Cup.


Në seancën e sotme stërvitore të klubit përveç Marcus Rashford pjesë e saj nuk ishte as mbrojtësi Jonny Evans për shkak të gjendjes me grip.

Sidoqoftë, videot të cilat kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale shfaqin Rashford së bashku me mikun e tij dhe ish-mbrojtësin e Unitedit, Roshaun Williams, i cili tashmë luan tek Larne në Irlandën Veriore, duke u argëtuar në një klub të natës.

Daily Mail megjithatë ka raportuar se United beson se ajo video ishte bërë mbrëmjen e së mërkurës, kur lojtarët e kishin pushim dhe nuk ka ndonjë problem.

Të besuarit e Erik Ten Hag tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Carabao Cup deri më tani këtë sezon dhe momentalisht gjenden në pozitën e tetë në Ligën Premier, duke e bërë FA Cup shansin e tyre të vetëm për të fituar trofe këtë sezon.

26-vjeçari në edicionin e sivjetëm është duke luajtur me shifra mjaft të dobëta në krahasim me vitet e kaluara, pasi që deri në këtë fazë të sezonit ai ka shënuar vetëm katër gola në Ligën Premier, ndërsa nuk kishte shënuar asnjëherë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/