Këtë javë për tri ditë me radhë është mbajtur “Kosova Bizness Forum”, i cili organizim mblodhi bizneset private, organizatat joqeveritare si dhe përfaqësues nga institucionet shtetërore.
Vjollca Çavolli, drejtore ekzekutive e STIKK-ut në një prononcim për Telegrafin përcolli rëndësinë e këtij forumi në rrjetëzimin biznesor, duke u shprehur se është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar biseda të hapura dhe për të zhvilluar mundësi biznesi.
Ajo theksoi se forumi ofroi një numër të paneleve dhe diskutimesh rreth çështjeve të ndryshme që prekin sektorin e biznesit dhe shpreson që forumi të bëhet një traditë vjetore bazuar në suksesin e tij.
“Rëndësia forumeve biznesor është rrjetëzimi, për me bashkëbisedu, për me gjetë njerëz që mendojnë njësoj apo ndryshe dhe me kriju mundësi biznese në të ardhmen. Ky forum biznesor ka qenë më se i qëlluam dhe është hera e parë që po mbahet. Shpresoj që do të mbahet, që do të bëhet tradicional duke u bazu në suksesin e saj”, tha ajo.
“Kemi pas shumë panele, të cilat kanë trajtu shumë çështje të bizneset, kemi pas mundësi rrjetëzimi gjithë kohën me njerëz të fushave të ndryshme, sepse ne bëjmë në Kosovë dhe gjithkund konferenca të ndryshme apo forume me një sektor të posaçëm, ndërsa ky forum biznesor ka mbërri me i mbledhë të gjitha sektorët në një vend dhe kjo është e bukura e kësaj”.
E pyetur se sa ka ndikuar ky forum në rrjetëzimin mes institucioneve shtetërore dhe të bizneseve, Çavolli tha: “Po kjo gjithsesi që e fuqizon atë partneritetin domethënë publiko – privat në kuptimin e mendësisë që së paku të bashkëbisedohet për disa çështje që janë të rëndësishme.
Mund qeveria të ketë ide të mrekullueshme, por mos të jenë ato të duhura për sektorin privat dhe anasjelltas dhe këto mundësi, këto forume e mundësojnë që këto ndryshime në ide, ide të ndryshme të bashkohen dhe të formësohen, të bëhen ide të mira për të mirën e shoqërisë”.
Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Qendrës së Inovacionit në Kosovë (ICK), Metihe Kastrati, vlerësoi forumin si një hap të madh për përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e inovacionit në fushën e teknologjisë dhe sektorë të tjerë.
“Sa i përket rëndësisë të forumeve të tilla edhe për organizatën që unë përfaqësoj, por edhe për të gjithë komunitetin e biznesit edhe organizatat joqeveritare, mendoj që forume të tilla janë mjaft të rëndësishme sepse përmirësojnë një klimë të të bërit biznes në Kosovë, mundësojnë shkëmbimin e ideve në mes të akterëve të ndryshëm. Gjithashtu mundësojmë bizneseve me shpërnda ose me i diskutu idetë e tyre edhe me akterë tjerë, siç janë qeveria, donatorë, organizatat joqeveritare… Kështu që të gjitha këto forume mundësojnë ngritjen e inovacionit në fushën e biznesit edhe në fushën e teknologjisë, po edhe sektorëve tjera gjithashtu”, ka thënë Kastrati.
Kastrati mbështeti fort idenë që forumi të organizohet në mënyrë të rregullt, duke e cilësuar si një faktor pozitiv për gjithë komunitetin dhe një shtytje të rëndësishme për fillimin e vitit në klimën e biznesit dhe inovacionit në Kosovë.
“Definitivisht po, forumet e tilla, ë thashë edhe më herët kanë vetëm ndikim pozitiv për gjithë komunitetin, kështu që mendoj që edhe i japin një gjallëri edhe fillim vitit, po edhe ambientit të të bërit biznese dhe inovacionit, kështu që mendoj që po organizime tilla janë gjithmonë të mirëseardhura”, tha Kastrati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron