LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi misterioz i aeroplanit rus – vetëm pesë trupa u dorëzuan në morg

Rrëzimi misterioz i aeroplanit rus – vetëm pesë trupa u dorëzuan në morg

Ukraina thotë se ka marrë informacione që tregojnë se vetëm pesë trupa u sollën në një morg nga vendi i rrëzimit të një aeroplani transporti ushtarak rus, duke hedhur dyshime mbi pretendimin e Rusisë se dhjetëra të burgosur lufte ukrainas u vranë gjatë ‘sulmit ukrainas’.

Moska dhe Kievi paraqitën raporte kontradiktore për rrëzimin e Yushin Il-76, i cili u rrëzua të mërkurën në rajonin Belgorod të Rusisë.

"Rusët po gënjejnë rreth viktimave të aeroplanit të rrëzuar", ukrainasit thonë se disa të burgosur ishin shkëmbyer që moti
Lexo po ashtu "Rusët po gënjejnë rreth viktimave të aeroplanit të rrëzuar", ukrainasit thonë se disa të burgosur ishin shkëmbyer që moti

Rusia pretendon se aeroplani bartte të burgosur lufte të Ukrainës, ndërsa ukrainasit thonë se kishte raketa ruse.


Andriy Yusov, zëdhënës i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes të Ukrainës (DI), i tha CNN se numri i trupave të transportuar në morg korrespondon me numrin e ekuipazhit ushtarak në aeroplan. “Ata nuk gjetën trupa të tjerë”, tha ai.

Çfarë mund të shihet në video?

Rusia tha se 74 persona vdiqën në rrëzimin e aeroplanit; mes të cilëve ishin gjashtë anëtarë të ekuipazhit, tre rusë dhe 65 ushtarë ukrainas. Guvernatori rajonal rus publikoi një listë me emrat e ekuipazhit prej gjashtë anëtarësh.

Moska nuk arriti të sigurojë prova vizuale që do të konfirmonin pretendimet se ushtarë ukrainas ishin në bord. Pamjet e para nga vendi i aksidentit, disa prej të cilave u transmetuan në mediat shtetërore ruse, tregojnë disa trupa të pajetë në tokë. Deri më tani nuk është publikuar asnjë video që do të tregonte për dhjetëra të vdekur.

Rusia mund të përdorë armë bërthamore pas humbjeve masive ushtarake në Ukrainë
Lexo po ashtu Rusia mund të përdorë armë bërthamore pas humbjeve masive ushtarake në Ukrainë

Komiteti hetues rus publikoi dje një tjetër video, e cila pretendon se është nga vendi i aksidentit. Ajo tregon mbetje njerëzore në dëborë, si një dorë e përgjakur. Në video shfaqen edhe pamjet ajrore të vendit të rrëzimit dhe mbetjet e aeroplanit në video të veçanta. Nuk është e qartë nëse mbetjet njerëzore në video janë në të njëjtin vend me rrënojat e aeroplanit.

IL-76 përdoret shpesh për të transportuar raketa S-300

Rusia pretendon se Ukraina rrëzoi një aeroplan që bartte të burgosur lufte për shkëmbim. Komanda ushtarake ukrainase njoftoi se aeroplani ushtarak rus që po i afrohej Belgorodit konsiderohej si objektiv legjitim, por nuk konfirmoi se ka qëlluar në drejtim të tij.

Moska pretendon se aeroplani ushtarak Ilyushin Il-76 bartte 65 ushtarë të burgosur ukrainas dhe se pala ukrainase ishte informuar zyrtarisht për këtë. Megjithatë, Yusov deklaron se Ukraina nuk ka marrë njoftim se të burgosurit do të transportohen me aeroplan apo përmes rrugëve tokësore.

Reagimi i Ukrainës për rrëzimin e aeroplanit: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë me shkrim apo verbale nga Rusia për sigurimin e hapësirës ajrore rreth Belgorodit
Lexo po ashtu Reagimi i Ukrainës për rrëzimin e aeroplanit: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë me shkrim apo verbale nga Rusia për sigurimin e hapësirës ajrore rreth Belgorodit

Ai tha gjithashtu se IL-76 përdoret shpesh për të transportuar raketa S-300 dhe se Rusia po dërgon municion shtesë në rajonin e Belgorodit për shkak të disa sulmeve në qytetin e afërt ukrainas të Kharkiv.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) nisi një hetim penal për incidentin. Autoritetet kërkuan gjithashtu një hetim ndërkombëtar, duke thënë se “nuk ka prova që një shtetas ukrainas të jetë vrarë në incidentin me aeroplanin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori