LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Ukrainës për rrëzimin e aeroplanit: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë me shkrim apo verbale nga Rusia për sigurimin e hapësirës ajrore rreth Belgorodit

Reagimi i Ukrainës për rrëzimin e aeroplanit: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë me shkrim apo verbale nga Rusia për sigurimin e hapësirës ajrore rreth Belgorodit

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase Andriy Yusov ka thënë për Radio Svoboda, se Ukraina nuk ka marrë asnjë kërkesë me shkrim e as verbale nga Rusia për të siguruar hapësirën ajrore rreth zonës së Belgorodit, ku u rrëzua një aeroplan transportues ushtarak rus.

Rusia njoftoi më parë se aeroplani ushtarak Ilyushin Il-76 transportonte 65 ushtarë ukrainas të zënë rob dhe akuzoi Kievin për rrëzimin e tij.

Ndërkaq Yusov tha se Kievi nuk ka prova të mjaftueshme për ta besuar këtë, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se dy aeroplanë të tjerë transportues ushtarakë rusë An-26 dhe An-72, ishin në hapësirën ajrore në të njëjtën kohë, raporton Reuters.

Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të diskutohet për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod
Lexo po ashtu Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të diskutohet për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

“Për fat të keq, ne mund të supozojmë skenarë të ndryshëm, duke përfshirë provokimin, si dhe përdorimin e të burgosurve ukrainas si mburoja njerëzore për të transportuar municione dhe armë”, tha ai.

Yusov përsëriti se aeroporti në Belgorod përdorej në mënyrë aktive nga Rusia për furnizime ushtarake.

Gjatë shkëmbimit të fundit të të burgosurve, kur u përdor transporti ajror, Rusia i kërkoi Ukrainës të sigurojë hapësirën ajrore, tha ai, duke shtuar se kjo nuk ndodhi këtë herë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori