Po bëhen tetë ditë prej kur po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pacientja e cila mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë.
Ndërkaq, gjendja e saj vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndonjë përmirësim. Derisa të premten pritet që t’i bëhen ekzaminime të tjera, duke përfshirë një CT të kokës, për të vendosur nëse pacientja të vazhdojë të mbetet në respirator apo të bëhet ndonjë ndryshim.
Kështu tha mjeku kujdestar në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, Mentor Alimusaj, në një prononcim për KosovaPress, derisa tregoi se pas ekzaminimeve të bëra, neurologu dhe anesteziologu kanë ardhur në një përfundim që ajo të vazhdon të mbetet e kyçur për respiratori.
“Gjendja e pacientes, pacientja realisht vazhdon të jetë në sedacion, e kyçur për respiratori. Kjo ka ardhur si përfundim pas ekzaminimeve që janë bërë më herët, në konkludim të përbashkët të anesteziologut dhe neurokirurgut është vendosur që të vazhdohet sedacioni, së paku deri nesër, kur pritet që të bëhen ekzaminimet e tjera shtesë.
Varësisht prej rezultateve që marrim nga ekzaminimet që bëhen nesër, atëherë vendosim edhe për rrjedhën e procedurës mjekësore… Ekzaminimi nënkupton një CT koke për shkak se pacientja lëndimet kryesore i ka në kokë, andaj nesër do t’i bëhet një CT koke dhe varësisht prej rezultateve të marra vendosim për mënyrën e trajtimit të mëtutjeshme”, tha Alimusaj.
Më 18 janar, një vajzë 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze