Boban njofton largimin – trondit UEFA-n me një letër, për shkak të “idesë katastrofike” të Ceferinit
Mëngjesin e sotëm (e enjte) publiku i futbollit evropian mori vesh lajmin se Zvonimir Boban ishte larguar nga ombrella e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Boban formoi tandemin kryesor të UEFA-s me presidentin Aleksandar Ceferin, krahu i djathtë i të cilit ishte dhe nuk ka dyshim se një lëvizje e tillë do të shkaktojë një tronditje të rëndë në Nyon.
Mediat kroate publikuan një letër të Bobanit në të cilën ai informonte Ceferinin se po largohej dhe e qortonte për “idenë katastrofike” për të kandiduar sërish për president dhe për të nisur një mandat të ri.
“Kam folur me presidentin e UEFA-s për problemin që ka ndodhur gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Hamburg. Bëhet fjalë për një propozim për ndryshimin e statutit të UEFA-s në mënyrë që Ceferin t’i mundësohet një kandidaturë e re në kongresin e ardhshëm më 8 shkurt në Paris, pas këtij mandati, i cili duhej të ishte i fundit”.
“Pasi shpreha shqetësimin tim më të madh dhe mospajtimin e plotë me metodën dhe vetë propozimin, presidenti u përgjigj se për të nuk ka asnjë problem ligjor apo moral-etik dhe se do të vazhdojë me këtë ide, për mendimin tim, katastrofike”, ka shkruan fillimisht Boban.
Në mënyrë paradoksale, ishte Ceferin ai që propozoi dhe nisi një paketë reformash në 2017-ën që supozohej të mbronte UEFA-n dhe futbollin evropian nga “menaxhimi i keq”, i cili ishte “modus operandi” i sistemit të vjetër, të korruptuar dhe tashmë të akuzuar aq herë. Dy pikat kryesore të reformave ishin se as presidenti dhe as anëtarët e Bordit Ekzekutiv nuk mund të kandidojnë më shumë se tre herë (12 vjet) dhe u vendos kufiri i moshës 70 vjeç për të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv.
Ishte një gjë epokale për futbollin, por edhe për të. Me këtë akt, Ceferin fitoi respektin e të gjithë komunitetit të futbollit dhe publikut dhe u bë një autoritet moral i padiskutueshëm dhe për shumëkënd, një udhërrëfyes për një futboll më të mirë dhe më transparent. Largimi i tij nga këto vlera dhe ndryshimet në reformat kryesore janë të vështira për t’u kuptuar, sidomos në këtë kohë delikate futbolli.
“E kuptoj shumë mirë që asgjë nuk është ideale, më së paku unë. Dhe e di shumë mirë që shumë herë duhet të pranojmë logjikën e kompromisit, por nëse do të pranoja një vendim kaq të vështirë dhe të gabuar dhe do të ktheja kokën, do të shkoja kundër parimeve dhe vlerave në të cilat besoj thellë. Unë nuk luaj asnjë hero dhe e di shumë mirë se shumë janë të të njëjtit mendim – ndoshta naiv, por sigurisht korrekt”.
“Në këto tre vite, marrëdhënia dhe bashkëpunimi me Aleksandrin dhe të gjithë kolegët e mi në UEFA kanë qenë të shkëlqyera – i falënderoj për këtë, i uroj gjithë të mirat”, shkruhet në letrën e Bobanit drejtuar Ceferinit dhe UEFA-s, të cilën askush nuk e priste.
Boban ka qenë në pozicionin e drejtorit të futbollit profesionist në UEFA që nga prilli i vitit 2021, dhe më parë ka punuar si drejtor te Milani dhe sekretar i FIFA-s, ombrellë e shoqatës botërore të futbollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje