LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo përgjigjet teksa tifozët kinezë sulmojnë hotelin pas shtyrjes së miqësores së Al-Nassr

Ronaldo përgjigjet teksa tifozët kinezë sulmojnë hotelin pas shtyrjes së miqësores së Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen e tij pasi tifozët morën vesh për lëndimin e tij dhe si pasojë ata sulmuan hotelin ku po qëndronin ekipi i Al-Nassr.

Al-Nassr ishte paraparë që të luanin dy ndeshje miqësore këtë javë si pjesë e parasezonit të tyre në Kinë.

Sidoqoftë, pasi Cristiano Ronaldo pësoi një lëndim gjatë stërvitjes, klubi konfirmoi se takimet e parapara me Shanghao Shenhua dhe Zhejiang më 24 janar dhe 28 respektivisht, tashmë janë shtyrë.

Klubi arab megjithatë do vazhdojë të kompletojë stërvitjen në qendrën stërvitore në Shenzen,  por tifozët nuk do të jenë në gjendje ta shohin pesë herë fituesin e Topit të Artë në aksion.

Disa tifozë në Shenzen reaguan me shumë nervozizëm karshi këtyre lajmeve. Videot që u shfaqën në rrjetet sociale, treguan qindra tifozë të cilët po sulmonin hotelin e Al-Nassr duke brohoritur në të njëjtën kohë emrin e Ronaldos.

Lëndohet Cristiano Ronaldo, dështon turneu i Al-Nassr në Kinë
Lexo po ashtu Lëndohet Cristiano Ronaldo, dështon turneu i Al-Nassr në Kinë

Sot (e martë), Ronaldo dhe organizatorët e këtij turi mbajtën një konferencë për shtyp në përpjekje për të qetësuar situatën. 38-vjeçari konfirmoi se ai është i lënduar, por i premtoi tifozëve se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të rikthehen për të luajtur në Kinë.

“Unë e dua këtë shtet, më pëlqen të jem këtu, më pëlqen të jem me juve këtu djema, dhe dua të luajë për ju”, ka thënë Ronaldo.

“Kështu që, mos u mërzitni, sepse edhe unë jam i mërzitur gjithashtu. Unë kam ardhur në Kinë që nga viti 2003, 2004. Unë ndihem si në shtëpi këtu, është shtëpia ime e dytë”, u shpreh portugezi.

“Ne nuk do ta anulojmë ndeshjen, ne e kemi shtyrë atë. Ne dëshirojmë të rikthehemi në shtetin tuaj. Ne do të rikthehemi. Fatkeqësisht, unë kam disa probleme, por kjo është pjesë e futbollit, është pjesë e jetës time. Por unë jam këtu, jam këtu me tifozët dhe me njerëzit kinezë”, përfundoi 38-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kyle Walker jep një përgjigje brutale kur pyetet për mungesën e Grealish në Euro 2024

Kyle Walker jep një përgjigje brutale kur pyetet për mungesën e Grealish në Euro 2024

Përfaqësueset
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Rekordi i jashtëzakonshëm i Spanjës që mori fund pas 16 vitesh ndaj Kroacisë

Rekordi i jashtëzakonshëm i Spanjës që mori fund pas 16 vitesh ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori