Miratimi i subvencioneve i dha fund grevës, transporti publik i kthehet normalitetit
Pas ndërprerjes së grevës nga ana e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, Shkupit iu rikthye normalizimi me transportin publik.
Qytetaret thonë se politika po luan me fatin e tyre. Thonë se i përkrahin të punësuarit e NQP-së të cilët ishin detyruar që të kërkojnë të drejtën e tyre nëpërmjet grevës.
“Çka të them, dje ishte katastrofë, asnjë autobus nuk lëvizte ndërsa populli janë ftohur neper stacione, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë, punëtoret pa arritur në vendet e tyre të punës, kësi shteti kemi katastrofë. Sot është normalizuar më mirë, kanë shkuar në punë, në shkollë, sot nuk ka problem por dje. Dashtë Zoti të përmirësohet gjendja dhe të mos ndodhë më”, u shpreh një qytetar.
“Çfarë të them, ata kishin të drejtë, duhej që të marrin pagat e tyre dhe duhet të jetojnë, ndërsa qytetaret do të gjejnë forma për të arritur në destinacionet e tyre, unë mendoj që është faji i politikanëve, ata e përgatiten këtë vaj”, tha një tjetër qytetar,
“Nuk mundeshim që të dalim pasi nuk kishte autobusë dhe u detyruam të qëndrojmë në shtëpi. A e arsyetoni grevën e të punësuarve të NQP-së? Po sigurisht që çdokush kërkon të drejtën e tyre. Sot është normalizuar gjithçka? Po, ja sot udhëtojmë me autobus”, theksoi një qytetar.
Këshilli i qytetit të Shkupit gjatë disa seancave më radhë nuk kishte votuar subvencionet e NQP-së për vitin 2024, më çka detyroi të punësuarit e kësaj ndërmarrje që revoltën e tyre ta shprehin nëpërmjet grevës dhe ndërprerjes së funksionimit të transportit publik në të gjithë Shkupin.
Mbrëmjen e djeshme këshilli i qytetit të Shkupit miratoi subvencionimin e NQP-së për vitin 2024 në vlerë prej 11 milion euro ku përveç harxhimeve tjera përfshihen edhe pagat e punonjësve të NQP-së. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje