Gërkovska: Duhet të ndryshohet edhe Ligji për prokurime publike për shkak të “listës së zezë” të SHBA-së
Zv.kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Grkovska tha se përveç miratimit të Ligjit për masa kufizuese, me të cilin do të bëhet efektive vendosja e zyrtarëve në listën e zezë të SHBA-ve, do të duhet të miratohen disa ndryshime të tjera ligjore.
Sipas Grkovskas, aktualisht ka grupe që përfaqësojnë interesa për mos miratimin e një ligji të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi marrë vesh në një paketë me këtë ligj që të propozojmë disa zgjidhje të tjera ligjore që do të rregullojnë më tej këto çështje, të cilat kanë të bëjnë me këtë temë – si Ligji për prokurimin publik e kështu me radhë, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të plotë që do të demantojmë të gjithë ata që i referohen gjoja kërcënimit të Kushtetutës dhe sovranitetit, vetëm për të penguar miratimin e mekanizmave të tillë”, tha Grkovska.
Lista e zezë amerikane dhe britanike janë përfshirë në ligjet e RMV-së. Qeveria ka miratuar amendamentet e ligjit që lejojnë qytetarët dhe kompanitë maqedonase që do të jenë në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shkak të korrupsionit apo keqpërdorimit të pozitës zyrtare, të sanksionohen nga autoritetet vendore.
Ky vendim vjen pasi vitin e kaluar në këto lista të padëshirueshme përfunduan dhjetëra zyrtarë dhe biznesmenë maqedonas, por nuk pati asnjë reagim nga organet e drejtësisë në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori
Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron