LAJMI I FUNDIT:

U shtirën si të dehur, hajnat i sulmojnë për t’ju vjedhur orët Rolex – policët civilë në Londër i kapin të rinjtë

U shtirën si të dehur, hajnat i sulmojnë për t’ju vjedhur orët Rolex – policët civilë në Londër i kapin të rinjtë

Policia britanike duket se ka gjetur një metodë interesante për t’i dhënë fund grupit kriminal në Londër “Rolex Riiper”, që po terrorizon banorët rrugëve të kryeqytetit britanik.

Scotland Yard ka shpërndarë në terren policët civilë që janë prezantuar si viktima në aksion për të kapur përgjegjësit e Rolezx Rippers që akuzohen për vjedhje të orëve të shtrenjta në Londër, transmeton Telegrafi.

Një grup policësh civilë dolën vullnetarë rrugëve duke bartur orë të shtrenjta, që sipas një analize është zbuluar se hajna i sulmojnë viktimat që largohen nga “pabet” dhe klubet e natës nga ora 23 e deri në 4 të mëngjesit, nga e enjtja e deri të shtunën, ku në Soho kanë ndodhur rreth 40 vjedhje të orëve.


Në këtë operacion të shënjestruar, eprorët policorë civilë ishin dërguar në rrugët që njihen për vjedhje të tilla, kështu u shndërruan në viktima të plaçkitjeve – ku hajnat nuk ishin të vetëdijshëm që ata janë policë.

Në momenti kur u afrohen hajnat viktimave që sillen sikur janë të dehur, në ndihmë u dolën policët tjerë që reaguan shpejtë dhe arrestuan të gjithë hajnat. /Telegrafi/