LAJMI I FUNDIT:

Është vetëm 27 vjet, u ble 63 milionë euro dhe ka pagë 1 milion euro në muaj – Ndombele nuk duket si futbollist, por më shumë si mundës

Është vetëm 27 vjet, u ble 63 milionë euro dhe ka pagë 1 milion euro në muaj – Ndombele nuk duket si futbollist, por më shumë si mundës

Ditët e fundit, në futbollin evropian është bërë virale një foto e dikur që konsiderohej ylli i futbollit, Tanguy Ndombele, një lojtar tek i cili shpresonin shumë Tottenhami dhe Jose Mourinho, atë kohë trajner i tij.

Ndombele, tani 27 vjeç dhe dikur ishte nënshkrimi më i madh në historinë e Tottenhamit kur ata i paguan më shumë se 65 milionë euro në 2019.

Megjithatë, ai nuk u imponua aty me Jose Mourinhon si trajner, ndaj shkoi në huazim te Lyon, Napoli dhe tani te Galatasaray.


Ai është ende anëtar i klubit të famshëm të Stambollit, por i huazuar nga Tottenham. Megjithatë, futbollisti shumë i talentuar sot nuk duket aspak si sportist.

Përkundrazi, në ndeshjen e Kupës së Turqisë kundër Umraniyespor, e cila u luajt para dy ditësh, Ndombele doli në fushë dhe tronditi tifozët me një peshë të madhe trupore, ku më shumë dukej si mundës se sa si futbollist.

Ndombeles i ka munguar gjithmonë etika e punës për të realizuar potencialin e tij të plotë, të cilin e kishte shumë në fushën e futbollit dhe pikërisht kjo është arsyeja që pas festave të fundvitit u shfaq shumë më i rënduar, ndaj sot duket më shumë si një lojtar që luan për rekreacion ose një ish-futbollist që shfaqet në një ndeshje bamirësie dhjetë vjet pas përfundimit të karrierës së tij.

Pamja e mesfushorit francez nuk kaloi pa u vënë re, ndaj u shfaq në media të shumta angleze dhe turke, por edhe në rrjetet sociale, ku lëvizjet dhe fotot e tij në fusha u bënë virale.

Është veçanërisht interesante që Ndombele është ende nën kontratë me Tottenhamin, sipas së cilës ai fiton 230,000 euro në javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi pyeti te Interi për Davide Frattessin, përgjigja ishte e prerë dhe e shpejtë

Juventusi pyeti te Interi për Davide Frattessin, përgjigja ishte e prerë dhe e shpejtë

Serie A
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport

"Për pak ne mund të synojmë një vend në katërshen e parë, por pse jo edhe më shumë" - mesfushori i ri i Chelseat me fjalë të mëdha për trajnerin

Premier League
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori