Dy ditë pasi ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria, dy arkitektë, Visar Geci dhe Gëzim Kastrati kanë dalë me një raport pasi kanë bërë ekspertizën e çatisë së objektit, i cili ra të enjten me ç’rast i shkaktoi lëndime të rënd trupore një vajze si dhe shkaktoi dëme të tjera materiale duke rënë mbi vetura.
Arkitekti Geci, në raportin e tij ka thënë se në 48 orët e fundit kanë punuar pa ndërpre me kolegun e tij Gëzim Kastrati për ta identifikuar problemin që ka shkaktuar dëmtimin e kulmit të Komunës së Prishtinës ku si pasojë një pjesë e saj ka rënë në tokë dhe e ka lënduar rëndë një qytetare.
Geci ka thënë se “ekspertiza e kësaj natyre nuk kishte me mjaftuar vetëm prej arkitektëve pasi që kjo asht fushë specifike e inxhinierëve të ndërtimtarisë, andaj na u ka dashtë me u konsultu detajisht me inxhinierë të ndërtimtarisë Dipl. Ing. Arber Mucaj që e kemi pas edhe kolegë të studimeve në Technische Universität Graz (TU Graz)”. Ai tha se përvoja nga tërmeti në Shqipëri ku ishin si vullnetarë dhe organizuan një grup të madhe ekspertësh nga Kosova që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në ato ditë të vështira të nëntorit me ç’rast u dekoruan me mirënjohje nga Qeveria e Shqipërisë dhe kjo përvojë i ka ndihmuar ta konstatojnë më lehtë shkakun e dëmit.
Më tej në raportin e arkitektëve Geci e Kastrati thuhet se në këso situata të ndjeshme duhet medoemos të zgjidhen profesionistë për konsulta.
“Raporti në vazhdim tregon arsyet pse ka ardhur deri te avaria e kulmit në objektin e Komunës së re të Prishtinës.
Kulmi përgjatë perimetrit të tij ka pasur strehë
Si pasojë e erërave, presioni i krijuar nën strehën e kulmit e ka nda konstrukcionin e kulmit nga muri vertikal ku kulmi ka peshuar. Pas pamjeve dhe hulumtimeve në teren kemi hasur në shumë parregullsi të ekzekutimit të punimeve në konstrukcionin e kulmit.
Karrigat e kulmit janë të ndërtuara jashtë standardeve dhe nga materiali i dobët. Mungonte ANKERIMI adekuat me fileta dhe profile metalike si dhe lidhjet e drurit sipas normave
Kapriatat apo konstruksioni primar sipas dëshmive në teren rezulton të jetë i ekzekutuar mire dhe si i tillë nuk është dëmtuar e as nuk është shkaktarë i dëmit
Nga hulumtimi në teren shihet qartë se nuk është ekzekutuar ASNJË ankerim i brinakëve por ato vetëm mbështeten mbi murin e jashtëm. Kjo është arsyeja kryesore pse erërat disa herë kanë dëmtuar këtë kulm.
Konstruksioni sekondarë apo brinaket, përpos që nuk janë ankeruar me fileta metalike për murin perimetrik (Trau nga betoni i armuar) ato në shumicën dërmuese të rasteve janë kapur me gozhda dhe jo fileta apo profile adekuate metalike sipas normave.
Dritarja në kulm është tërësisht jashtë normave apo standardeve apo jo e dedikuar për kulme.
Në foto shihet qartë që nuk është qelq i siguruar
Konstruksioni primar dhe ai sekondar’ si duket asht i vjetër dhe nuk është ndërhy së fundmi. Por janë dokumentet që e dëshmojnë atë!”, thuhet në raportin e Dipl.Ing./MSc.Arch. Gëzim Kastrati
Dipl.Ing./MSc.Arch. Visar Geci.
“Kushdo që e ka ekzekutue këtë punë, mbikqyrësi dhe ai që e ka ba pranimin teknik jan’ flliqina e k’ti vendi! Pa pik’ morali e etike pune! Edhe me ju pas’ urdhnu me tytë pushke n’ball’ me ba kët’ vepër t’flliqt u dasht mos me ba sepse e keni dit’ SIGURT që dikon ka me marr n’qafë! Me ba deri n’kit nivel k’so “gabime” nuk asht punë mosdije por asht poshtërsi e papërgjegjësi e bane qëllimisht!” (sic.), thuhet në fund të raportit të arkitektëve Visar Geci e Gëzim Kastrati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje