LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për rënien e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, një femër e lënduar dërgohet në QKUK

Policia jep detaje për rënien e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, një femër e lënduar dërgohet në QKUK

Nga lëndimet e pësuara nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës në Lagjen “Arbëria” një femër është dërguar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për Telegrafin se pacientja është dërguar në këtë klinikë dhe të njëjtës janë duke iu bërë ekzaminimet mjekësore.


Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e pacientes.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Telegrafin lidhur me rastin.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, tha Borovci.

Nga Emergjenca flasin për gjendjen e pacientes pas rënies së kulmit të Komunës së Prishtinës
Lexo po ashtu Nga Emergjenca flasin për gjendjen e pacientes pas rënies së kulmit të Komunës së Prishtinës

Ai tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar (femër), e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/