LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku i reagon Berishës: Kur është në pyetje LDK-ja, opozitë e pozitë bëheni bashkë

Abdixhiku i reagon Berishës: Kur është në pyetje LDK-ja, opozitë e pozitë bëheni bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar të shtunën ndaj deklaratave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i cili ka thënë se “me Lumirin e Memlin është problem opozita”.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka thënë se me të po merren edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”, duke iu referuar koalicionit të fundit AAK-NISMA.


“Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.

Deputeti i AAK-së, Berisha: Me Lumirin e Memlin është problem opozita 
Lexo po ashtu Deputeti i AAK-së, Berisha: Me Lumirin e Memlin është problem opozita 

Ai tutje është shprehur se matjet e fundit për fituesin e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, “po iu japin frikë në palcë”.

“Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë. Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha”.

“Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Ndryshe, deputeti Berisha ka drejtuar kritika në adresë të liderëve opozitarë, atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Berisha ka thënë se mungesa e lidershipit të tyre në krye të partive që drejtojnë dhe telashet që i kanë brenda strukturave, po i bënë favore Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori