LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së, Berisha: Me Lumirin e Memlin është problem opozita 

Deputeti i AAK-së, Berisha: Me Lumirin e Memlin është problem opozita 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka drejtuar kritika në adresë të liderëve opozitarë, atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Berisha ka thënë se mungesa e lidershipit të tyre në krye të partive që drejtojnë dhe telashet që i kanë brenda strukturave, po i bënë favore Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.


Deputeti i AAK-së në një deklaratë për Radio 1, thotë se kryetari i LDK-së po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’, ndërsa sipas tij, sondazhet i ka në tavolinë se ku gjendet LDK-ja.

“Me Lumirin e me Memlin është problem opozita, kjo duket për shkak të telasheve që kanë brenda strukturave dhe edhe më keq është se në momentin më të keq për Kosovën këta kanë qëlluar liderë të partive të tyre, e me ta është problem me i dalë opozitë Albin Kurtit.

Lumiri po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’ por, ai sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se LDK-ja nuk janë në atë stadin ku ai po e paraqet. Edhe PDK-ja me Memlin që është shumë djalë i mirë, mirëpo për këtë situatë nuk ka mundësi të bëjë diçka me PDK-në”, thotë Berisha.

Pse Fatmir Limaj nuk iu bashkua PDK-së, por AAK-së? - tregon Bilall Sherifi
Lexo po ashtu Pse Fatmir Limaj nuk iu bashkua PDK-së, por AAK-së? - tregon Bilall Sherifi

Berisha madje thotë se Lumiri e Memli me veprimet ose mosveprimet e tyre po duan t’ia japin edhe një mandat Kurtit në krye të Qeverisë.

Duke folur në ‘RADIO 1’, deputeti i AAK-së ngre dyshime se PDK dhe LDK fal liderëve aktual ndoshta me marrëveshje po duan t’ia lënë edhe nja mandat Kurtit.

“Pra, këta thonë se kjo qeveri i ka bërë shumë të këqija Kosovës dhe po pajtohemi me këtë, mirëpo këta në mungesë të veprimit për front opozitar, po duan t’ia lënë kësaj Qeverie, këtij Albini edhe një mandat.

Këta pra (Lumiri dhe Memli) nuk po a marrin vesh që për me e dërgu Albinin në shtëpi, duhet bashkim në front. Nuk e di tash mund të kenë edhe marrëveshje me qëndru veç për aq sa i duhen Albinit në mënyrë që me bashkëpunu në mandatin e ardhshëm. Këtu në këtë mes vetëm Ramushi mundet me bërë diçka”, tha Berisha.

Sa i përket akuzave të përgjithshme për qeverisjet e kaluara, Berisha kujton se partia e tij, për 25 vite të pasluftës, vetëm 2 vjet ishte në pushtet dhe adresimi për fajet e të kaluarës i takon LDK-së dhe PDK-së.

“Për akuzat që kurrë nuk kanë çka me fol këta të opozitës e që ja bëjnë AAK-së e neve… Unë ju kujtoj çdoherë se Aleanca për krejt pasluftën ka qenë vetëm 2 vjet në pushtet. Krejt ato taksirate e të këqija që përmenden që ja kanë bërë Kosovës ata të kaluarit, Lumiri e Memli e dinë se janë ata, pra partitë e tyre, por ju pëlqen me akuzu edhe Aleancën dhe ne nuk na bëhet fort dert kjo se është e ditur sa kemi qeverisur ne.

Është fatkeqësi që këta si opozitë nuk po mbushen mend dhe thash Kurti po e gëzon këtë realitet. Pra, Lumiri e Memli po e lënë shtetin me bo hajgare e po e lënë në duar të ‘fëmijaqave’”, tha Berisha.

Ndryshe, ditë më parë lideri i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj nënshkroi koalicion me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt duke e lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit për zgjerim koalicioni edhe me partitë tjera.

Gjatë ditës së djeshme, koalicionin AAK-Nisma e përgëzoi edhe Xhavit Haliti nga PDK-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori