LAJMI I FUNDIT:

Pioli e pranon se Milani po konsideron dy nënshkrime në janar

Pioli e pranon se Milani po konsideron dy nënshkrime në janar

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pranon se kuqezinjtë po ‘punojnë’ për një mbrojtës të ri në janar dhe mund të kenë nevojë për një mesfushor qendror pas largimit të Rade Krunic.

Milani e ka mirëpritur tashmë Matteo Gabbian që u kthye nga huazimi i tij te Villarreal dhe nënshkroi Filippo Terracciano nga Hellas Verona këtë muaj, por ata mund të marrin më shumë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të dimrit.


Pioli ka thënë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme se kuqezinjtë po punojnë për të sjellë më shumë lojtarë në San Siro në janar, duke filluar me një qendërmbrojtës.

“Po, vendimet tona nuk ndryshojnë dhe klubi po punon për këtë. Kanë mbetur edhe dy javë”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë.

Pioli: Askush nuk mund të jetë i kënaqur me sezonin e Milanit
Lexo po ashtu Pioli: Askush nuk mund të jetë i kënaqur me sezonin e Milanit

Trajneri i lindur në Parma shtoi se Milani ka nevojë për një mbrojtës “të kompletuar”.

“Në mënyrë që të luash për Milanin, duhet të jesh i kompletuar, të jesh në gjendje të mbrohesh, të ngrihesh nga prapa dhe të përfshihesh në lojën sulmuese”.

“Ne kemi nevojë për një lojtar të fortë dhe solid me karakteristika të rëndësishme.”

Pioli konfirmoi se Milani gjithashtu mund të nënshkruajë një mesfushor qendror këtë muaj.

“Mendoj se ka një shans për të bërë diçka në treg. Pobegën e kemi humbur prej kohësh. Bennacer është në AFCON dhe Krunic është larguar. Mund të ketë një shans për një përforcim, por kjo varet nga mundësitë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori