LAJMI I FUNDIT:

Roza Lati kërcënon se do largohet nga Big Brother VIP Albania 3: Nëse nuk merren masa ndaj Merit, do iki

Roza Lati kërcënon se do largohet nga Big Brother VIP Albania 3: Nëse nuk merren masa ndaj Merit, do iki
Roza Lati (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Roza Lati, e njohur për prezencën e saj të ndritshme në skenën mediatike, ka paralajmëruar se mund të largohet nga Big Brother VIP Albania 3 nëse nuk merren masa pas një përplasjeje me Meri Shehun.

Ndërsa diskutonte situatën me konkurrenten Ilnisa, si dhe me banorët e tjerë, Roza bëri të qartë se reputacioni dhe imazhi i saj janë prioritet.

Pas një incidenti ku sipas saj u godit nga Meri Shehu pa meritë, një video e cila tashmë po qarkullon në internet, moderatorja ndihej e shqetësuar. “Nuk do të lejoj të shkatërrohet imazhi im në ekranin shqiptar”, deklaroi Roza, dhe shtoi se nuk dëshiron të përfshihet në përplasje me dikë që sipas saj tregon sjellje të paqëndrueshme.


Gjatë bisedës së tyre, Roza përshkroi momentin tensionues, “U çua dhe më kapi nga mjekra, më dha një shpullë dhe iku”. Sipas saj, situata ndodhi gjatë një bisede të qetë, dhe e karakterizoi si një akt të papranueshëm, duke deklaruar se “nuk do të lejoj të provokoj dikë në atë masë sa të më godasë”.

Roza Lati dhe Fationi ekspozojnë trupin e tyre në paraqitjet me rroba larje, ngacmojnë imagjinatën e disa prej banorëve
Lexo po ashtu Roza Lati dhe Fationi ekspozojnë trupin e tyre në paraqitjet me rroba larje, ngacmojnë imagjinatën e disa prej banorëve

Ilnisa e pyeti Rozën nëse ishte e sigurt në lidhje me vendimin e saj për t’u larguar nga shtëpia nëse nuk merren masa të duhura nga prodhimi. Roza u përgjigj me vendosmëri, “Pas kësaj, unë nuk do të lejoj të cenohet imazhi im. Nuk do të lejoj të më godasë pa bërë asgjë dhe të mbetet ky veprim i regjistruar online”.

Diskutimi reflektoi ndjenjat e thella të Rozës, e cila shprehu zhgënjim për faktin që ajo erdhi në Big Brother VIP Albania 3 me idenë e dhurimit të spektaklit dhe argëtimit, por tani ndihej e detyruar të marrë një vendim të vështirë për arsye të drejtësisë dhe respektimit të vetes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori