LAJMI I FUNDIT:

Modeli “zebër” zgjidhja që duhet ndjekur, DnV: Kushtetuesja ta trajtojë atë sa më parë çështjen e kuotës gjinore në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Modeli “zebër” zgjidhja që duhet ndjekur, DnV: Kushtetuesja ta trajtojë atë sa më parë çështjen e kuotës gjinore në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Demokracia në Veprim (DnV) e vlerëson pozitivisht vendimin e Institucionit të Avokatit të Popullit për ta sfiduar kushtetutshmërinë e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, lidhur me çështjen e kuotës gjinore prej 30%.

Në njoftim thuhet se DnV kishte konsideruar se kuota prej 30 për qind nuk është në frymën kushtetuese të barazisë gjinore, si dhe nuk mundëson garë të barabartë zgjedhore mes grave dhe burrave.

​Avokati i Popullit dërgon Ligjin për Zgjedhje në Kushtetuese
Lexo po ashtu ​Avokati i Popullit dërgon Ligjin për Zgjedhje në Kushtetuese

“Partitë politike fatkeqësisht janë mjaftuar zakonisht me zbatimin e pragut minimal prej 30%, duke mos promovuar pjesëmarrje të barabartë të të dy gjinive.


Prandaj, DnV beson që modeli ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat në listë është i gjinisë tjetër, është zgjidhja që duhet ndjekur, në mënyrë që parimet dhe vlerat kushtetuese të barazisë gjinore të mishërohen edhe në legjislacionin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, DnV kërkon nga Gjykata Kushtetuese trajtim meritor të kësaj kërkese brenda afateve sa më optimale kohore – duke pasur parasysh që pjesa e dytë e këtij viti mund ta gjejë Kosovën me datë të zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Sipas DnV në këtë mënyrë, do të evitoheshin pasiguritë në lidhje me zbatimin e ligjit për zgjedhje sa i përket pjesës së listave të subjekteve politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori