LAJMI I FUNDIT:

Iranianët duke vlerësuar dëmet pas sulmeve të Pakistanit

Iranianët duke vlerësuar dëmet pas sulmeve të Pakistanit

Kanë dalë shumë pak pamje të sulmeve pakistaneze në Iran.

Të paktën nëntë persona mbetën të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë, thonë autoritetet iraniane.


Por, ata gjithashtu thonë se asnjë nga të vdekurit nuk ishte shtetas iranian.

Si një vend me armë bërthamore sulmoi Iranin, pse Pakistani nisi këto sulme – çfarë po ndodhë mes të dyja vendeve?
Lexo po ashtu Si një vend me armë bërthamore sulmoi Iranin, pse Pakistani nisi këto sulme – çfarë po ndodhë mes të dyja vendeve?

Sulmet ajrore u zhvilluan në provincën Sistan-Baluchestan, e cila është një rajon rural i Iranit juglindor që ekspertët e përshkruajnë si mezi të qeverisur dhe nuk respektohet ligji.

BBC ka publikuar këtë video të pasojave të sulmeve vdekjeprurëse në një fshat afër kufirit pakistanez, duke treguar njerëzit që mblidhen për të vëzhguar dëmet në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, të dyja vendet ndajnë një kufi të paqëndrueshëm që shtrihet rreth 900 kilometra, në njërën anë ku shtrihet provinca Baloshitan e Pakistanit dhe në tjetrën provinca Sistan dhe Baluchestan e Iranit. /Telegrafi/