LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon e thotë qartë: Zgjedhjet janë manipuluar në Serbi, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë

Von Cramon e thotë qartë: Zgjedhjet janë manipuluar në Serbi, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë

Thirrja për autoritetet kompetente shtetërore të Serbisë që në mënyrë transparente të hetojnë të gjitha raportet e besueshme për parregullsi në zgjedhjet e dhjetorit u dëgjuan disa herë gjatë ditës së sotme nga foltorja e Parlamentit Evropian.

Ky i fundit ka diskutuar për zgjedhjet e fundit në shtetin serb, ku vëzhguesit ndërkombëtarë kanë hasur në parregullsi të shumta ndërsa kritika kishin edhe deputetët.

Tre mesazhet kryesore të Berlinit që prishën festën e 'fitores' së Vuçiqit
Lexo po ashtu Tre mesazhet kryesore të Berlinit që prishën festën e 'fitores' së Vuçiqit

Më e zëshmja duket se ishte eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, e cila tha se kurrë nuk ishte përballur në karrierën e saj me zgjedhjet sikurse në shtetin serb.


“Që kur u bëra vëzhguese e zgjedhjeve 20 vjet më parë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Le të jemi të qartë: këto zgjedhje janë të manipuluara. Janë të vjedhura. Opozita e bashkuar mund të kishte fituar në Beograd, nëse mijëra nuk do të ishin sjellë, riregjistruar ose nën presion për të votuar për SNS-in. Ne kërkojmë një hetim të paanshëm ndërkombëtar së bashku me OSBE-në siç ishte rasti në Serbi pas zgjedhjeve të vitit 1996. Është në interesin tonë të përbashkët të shohim një Serbi demokratike evropiane”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders tha se këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme dhe se ato u mbajtën nën vëzhgimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Konkluzioni i raportit është se procesi zgjedhor duhet të reformohet, tha ai.

“Kur flasim për procesin zgjedhor të një shteti demokratik, ai duhet të përmirësohet për të folur për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ne presim që të gjitha raportet e besueshme të parregullsive të trajtohen në mënyrë transparente nga forcat vendore të zbatimit të ligjit. Kjo përfshin pretendimet për parregullsi në zgjedhjet në Beograd dhe komunitete të tjera lokale. Këtu përfshihen rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme dhe ne presim që Serbia t’i zbatojë ato rekomandime sa më shpejt të jetë e mundur”, tha eurodeputeti.

Opozita rinis protestat në Serbi shkaku i vjedhjes së zgjedhjeve dhe vrasjes së pazbardhur të Ivanoviqit
Lexo po ashtu Opozita rinis protestat në Serbi shkaku i vjedhjes së zgjedhjeve dhe vrasjes së pazbardhur të Ivanoviqit

Ai theksoi rëndësinë e protestave paqësore, si dhe se dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk është e pranueshme, duke shtuar se PE do të monitorojë nga afër protestat pas zgjedhjeve.

Ndryshe, partia në pushtet e Serbisë, SNS, e cila dikur udhëhiqej nga presidenti Aleksandar Vuçiq ka fituar zgjedhjet lokale, rajonale dhe parlamentare.

Megjithatë ato u kontestuan nga opozita serbe, e cila ka filluar sërish protestat pas një pushimi dyjavor shkaku i festave të fundvitit.

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë rreth zgjedhjeve në shtetin serb, e cili pritet të votohet në muajin shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori