Në dy komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë dhe Leposaviq, të mërkurën ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve.
Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe atij të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Përpos EULEX-it që po monitoron situatën nga afër, të angazhuar në mbarëvajtjen e këtij procesi janë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata e sigurisë është e qetë.
“Gjithçka është në rregull dhe situata është e qetë”, ka deklaruar shkurtimisht ai.
Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët që duan të nënshkruajnë peticionin duhet të shënojnë emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, adresën, numrin e telefonit dhe
nënshkrimin.
Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251