LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi: Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit, ndodhet në Serbi

Avokati Gashi: Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit, ndodhet në Serbi

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se ekzekutori i dyshuar i politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, ndodhet në Serbi.

Në RTV Dukagjini, Gashi thotë se Prokuroria Speciale ka të drejtë që t’i mbajë të fshehta hetimet.


“Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit, është në Serbi. Prokuroria Speciale ka të drejtë t’i mbajë të fshehta hetimet që i bën edhe për vrasësin që sigurisht do të kishte qenë një prej atyre personave zinxhiror sepse ai ka qenë veç punëtor i Radoiçiqit dhe të tjerëve”.

Ish-reporterja e luftës tregon se si Oliver Ivanoviqi turturonte shqiptarët në veri
Lexo po ashtu Ish-reporterja e luftës tregon se si Oliver Ivanoviqi turturonte shqiptarët në veri

“Ajo që është edhe më e keqe është që Lista Serbe pas vrasjes së Ivanoviqit është forcuar edhe më tepër dhe ka qenë mesazh trishtues për krejt serbët që nëse vazhdoni kështu mund të përfundoni si ai”, tha Gashi.

Ndryshe, Gashi ka deklaruar se rasti i vrasjes së Ivanoviqit, brenda pak muajve do të marrë epilogun nga Gjykata në Prishtinë.