LAJMI I FUNDIT:

Rio Ferdinand bën një pretendim të guximshëm, zgjedh mes De Bruynes dhe Beckham

Rio Ferdinand bën një pretendim të guximshëm, zgjedh mes De Bruynes dhe Beckham

Rio Ferdinand ka bërë një pretendim të guximshëm për David Beckham kur u pyet nëse Kevin De Bruyne është mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Nëse disa tifozë të futbollit kanë filluar të harrojnë se sa i mirë është De Bruyne, atëherë ai ua ka rikujtuar atë me një performancë të jashtëzakonshme ndaj Newcastle të shtunën.


Pasi kaloi më shumë se pesë muaj jashtë fushave për shkak të një lëndimi, De Bruyne shënoi dhe asistoi, teksa City u rikthye nga disavantazhi për të fituar me rezultat 3-2 në “St James’ Park”.

Në ditët e sotme, bisedat për vendin e De Bruyne në panteonin e lojtarëve më të mëdhenj në histori të Ligës Premier, janë shfaqur përsëri.

Emrat me të cilët De Bruyne krahasohet më së shpeshti janë Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Paul Scholes, por ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, mendon se Beckham e meriton më shumë të konsiderohet më i miri.

Në fakt, ai mendon se Bechkam do të ishte po aq i mirë sa De Bruyne nëse do të ishte edhe sot futbollist aktiv.

“Nëse David Beckham do të luante sot, në atë pozicion që Kevin De Bruyne luan, ai do të ishte në të njëjtin nivel me të”, ka thënë Beckham për FIVE podcast.

“Ka një bisedë se kush është më i mirë, dhe unë nuk e di përgjigjen. Unë vetëm po them se Beckham do të ishte në të njëjtin nivel me De Bruyne, nëse që të dy do të luanin në pozitën e njëjtë”.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar Beckham. Kur flasim për lojtarët më t ëmirë, ai e meriton të përmendet aty lart për atë që ai ka bërë dikur”, përfundoi Ferdinand./Telegrafi/